Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik Projektues (Remote)

    Ofrohet vend pune Inxhinier Mekanik Projektues (Remote)
    Tirane

    Tipi
    me orar te ploteremote | smartworking nga shtepia
    Fusha | Profili i punes
    Inxhinieri
    Gjuha
    italisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Në emër të një kompanie italiane që operon në fushën e projektimit dhe prodhimit te komponentëve unike per industrinë navale, jemi në kërkim të një Inxhinieri Mekanik Projektues (Remote).
    Permbledhja e funksionit:
    Pozicioni ka si funksion kryesor zhvillimin e projektit mekanik përmes modelimit 3D, menaxhimin e plotë të projekteve dhe porosive të caktuara, si dhe koordinimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me ekipin e zyrës teknike, me qëllim garantimin e cilësisë, efikasitetit dhe respektimit të afateve të përcaktuara.
    Detyrat dhe përgjegjësitë
    Hartimi i vizatimeve teknike duke përdorur SolidWorks, Rhinoceros, AutoCAD ose programe të tjera të ngjashme
    Krijimi i modeleve 3D
    Përgatitja e vizatimeve teknike (messa in tavola)
    Përgatitja e listave të materialeve (BOM) nga CAD
    Përcaktimi i fazave të përpunimit
    Hartimi i udhëzimeve për kalimin në prodhim:
    Plane prerjeje për llamarinë
    Modele 3D për përpunime CNC
    Aktivitetet e projektimit:
    Bashkëpunim i vazhdueshëm me zyrën teknike
    Kërkim dhe zhvillim i zgjidhjeve teknike dhe ekonomike optimale për produkte të reja ose përmirësimin e produkteve ekzistuese
    Hartimi i dokumentacionit teknik:
    Monografi teknike
    Skema montimi
    Manuale përdorimi dhe mirëmbajtjeje
    Dokumentacion i plotë teknik për përkufizimin e produktit
    Kërkesat dhe aftësitë:
    Njohuri shumë të mira të vizatimit mekanik
    Njohuri të programeve CAD 2D & 3D:SolidWorks / SolidEdge, Rhinoceros, AutoCAD
    Njohuri bazë të Project Management dhe Lean Production
    Njohuri të thelluara të mekanikës dhe teknologjive të prodhimit
    Aftësi për menaxhimin e kostove dhe vlerësimin e fizibilitetit ekonomik të projekteve
    Aftësi analitike dhe vëmendje ndaj detajeve
    Njohuri të gjuhës italiane (e domosdoshme)
    Aftësi shumë të mira bashkëpunimi dhe pune në ekip
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur
    Orientim drejt rezultateve dhe zgjidhjes së problemeve (Problem Solving)
    Çfarë ofrohet:
    Punë 100% remote
    Përfshirje në projekte ndërkombëtare dhe klientë të huaj
    Ambient pune profesional dhe bashkëpunues
    Stabilitet dhe vazhdimësi në projekte
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subjekt «Inxhinier Mekanik Projektues»
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
     
    Apply

    WhatsApp

    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X