Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinier Planifikues | Durrës

    Inxhinier Planifikues | Durrës
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. Ndertimi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
    Pozicioni i punës: Inxhinier/e Planifikues/e
    Vendndodhja: Durrës
    Përshkrimi i rolit: Kompania Progeen sh.p.k. kërkon një Inxhiniere Planifikuese për t’u bashkuar me ekipin e projektit në zyrën e kantierit. Ky rol është thelbësor për planifikimin, koordinimin dhe monitorimin e aktiviteteve të ndërtimit, duke siguruar që projektet të realizohen sipas afateve, buxhetit dhe standardeve të cilësisë.
    Përgjegjësitë dhe Detyrat kryesore
    Hartimi dhe përditësimi i planeve të punimeve në kantier;
    Koordinimi i aktiviteteve ditore me ekipet e inxhinierëve dhe punëtorëve;
    Monitorimi i progresit të punimeve dhe raportimi tek drejtuesit e projektit;
    Analiza e afateve dhe identifikimi i rreziqeve të vonesave;
    Përdorimi i softuerëve të planifikimit (p.sh. MS Project, Primavera) për menaxhimin e aktiviteteve;
    Sigurimi që standardet e sigurisë dhe cilësisë të respektohen gjatë gjithë procesit.
    Kualifikimet dhe Aftësitë
    Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme;
    Eksperiencë e mëparshme në planifikim projektesh ndërtimi përbën avantazh;
    Njohuri të mira në softuerë planifikimi dhe paketa MS Office;
    Aftësi të forta organizative dhe analitike;
    Komunikim i mirë dhe aftësi për punë në ekip;
    Disponueshmëri për punë në zyrë kantieri.
    Përfitimet:
    Një ambient mikpritës dhe dinamik, në të cilin keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
    Përfshija në projekte sfiduese;
    Mbështetje për zhvillimin tuaj personal dhe profesional;
    Paga në përputhje me përvojën dhe aftësitë.
    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën [email protected] (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit) ose të aplikojnë nëpërmjet modulit të website https://www.progeen.com/karriera brenda datës 15/02/2026.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, Datë 10.3.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
     
    Apply

    [email protected]
Working...
X