Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kuzhinier per stafin - SALT Green Coast, Palasë

    Kuzhinier per stafin - SALT Green Coast, Palasë
    Dhermi - Palase

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Kuzhinier | Zgarist & ndihmes/e
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Revo Hospitality Group është themeluar në vitin 2016 dhe është një nga kompanitë lider që operon në industrinë e mikpritjes.
    Revo Hospitality Group menaxhon markat më të dalluara në industri si Salt Restaurant; Lift Steak & Rooftop Bar; Opa Greek Street Food; ZOI në Paros, Greece; Le District; Vesper - Tapas & Wine Bar.
    Revo Hospitality Group po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhviluar dhe për të treguar profesionalizëm.
    Si Kitchen Staff Cook, roli juaj është të siguroni përgatitjen e ushqimeve të përditshme për stafin, duke garantuar vakte cilësore, të shëndetshme dhe të balancuara. Ky pozicion është thelbësor për mirëqenien dhe energjinë e ekipit, duke kontribuar drejtpërdrejt në performancën dhe motivimin e stafit. Bashkohu me ekipin tonë për sezonin veror 2026 – ju lutemi vini re se ky pozicion është me kontratë sezonale.
    Roli dhe përgjegjësitë:
    Përgatit ushqimet ditore për stafin sipas planit të përcaktuar dhe orareve të vakteve;
    Siguron që ushqimi të jetë i shijshëm, ushqyes dhe i përgatitur në mënyrë higjienike;
    Planifikon menu të thjeshta, të balancuara dhe të përshtatshme për stafin;
    Respekton rregullat e higjienës, sigurisë ushqimore dhe standardet HACCP;
    Mirëmban pastërtinë dhe organizimin e kuzhinës, pajisjeve dhe ambienteve përkatëse;
    Kontrollon përdorimin korrekt të produkteve;
    Bashkëpunon me menaxhimin për nevojat e furnizimit dhe planifikimin e vakteve;
    Siguron ruajtjen korrekte të produkteve dhe kontrollon afatet e përdorimit;
    Respekton procedurat e brendshme dhe udhëzimet e drejtuesve të kuzhinës.
    Cfarë kërkojmë:
    Eksperiencë e mëparshme në kuzhinë (preferohet në përgatitje ushqimi për staf ose ambiente të ngjashme);
    Njohuri bazë të gatimit dhe organizimit të vakteve;
    Njohuri të rregullave të higjienës dhe sigurisë ushqimore;
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të organizuar;
    Puna në ritëm të qëndrueshëm dhe respektim i orareve;
    Qëndrim korrekt, bashkëpunues dhe profesional.
    Cfarë ofrojmë:
    Transport, shërbim ditor shuttle nga dhe drejt akomodimit për në punë.
    Vakte për stafin, të ofruara çdo ditë;
    Akomodim, i siguruar nga kompania gjatë periudhës së kontratës;
    Ambient pune profesional dhe mbështetës;
    Trajnim dhe zhvillim të vazhdueshëm;
    Mundësi rritjeje brenda strukturës së kompanisë.
    Për të aplikuar për pozicionin, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në emailin [email protected] ose kontaktoni në numrin +355 69 707 9300.
     
    Apply

    WhatsApp

    Rr. Papa Gjon Pali II, Ambasador 3 - Tirane
    [email protected] | +355 69 70 79 300
Working...
X