Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Project Planner në gjuhën italiane (e shunë dhe e dielë pushim)

    Tirane, ofrohet vend pune Project Planner në gjuhën italiane (e shunë dhe e dielë pushim)
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    7 Square 21 | Parku | Globe



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Asistence | Sekretari | Backoffice
    Gjuha
    italisht
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Pozicioni i punës: Project Planner në gjuhën italiane (e shtunë dhe e dielë pushim)
    Eksperienca e mëparshme nuk është domosdoshmëri.
    Përshkrimi i punës:
    Kërkohet një vajzë e përkushtuar dhe e organizuar për ndërtimin e projekteve, bazuar në portofolin e thjeshtëzuar të punës që do t’i ofrohet nga ana jonë. Kandidatja do të ketë në dispozicion foto të detajuara dhe përshkrime ndihmëse për të arritur produktin final.
    Përgjegjësitë e punës:
    Zhvillimi dhe dorëzimi i projekteve të kërkuara brenda afateve të caktuara
    Bashkëpunimi me individë të tjerë në zyrë për të arritur me sukses produktin final
    Kualifikimet e kërkuara:
    Njohuri mesatare të gjuhës italiane (minimalisht niveli A2); njohja e italishtes së shkruar përbën një avantazh të madh
    Vëmendje ndaj detajeve dhe qasje serioze ndaj proceseve që hasen gjatë punës
    Aftësi të mira komunikimi dhe dëshirë për të punuar në grup
    Nuk kërkohet eksperiencë e mëparshme në fushën e telekomunikacionit, megjithëse përbën avantazh
    Çfarë ofrojmë:
    Trajnim të dedikuar mbi procesin e punës, që i jep kandidates kompetencë brenda 3–4 javësh
    Mbështetje të vazhdueshme gjatë punës për ta bërë procesin sa më të thjeshtë dhe jo stresues
    Orari i punës: 8:30–17:30, me një orë pushim dreke (13:00–14:00)
    E shtuna dhe e diela pushim
    Pagë konkurruese
    Ambient pune i qetë, i rehatshëm dhe me fasilitete përreth, i pozicionuar pranë qendrës së Tiranës
    Rreth kompanisë:
    VR Systems operon me sukses prej vitesh në industrinë e telekomunikacionit. Skuadra jonë e madhe në Itali mundëson aktivizimin e fibrës optike dhe shërbime të tjera. Jemi në rritje të shpejtë dhe, si pasojë e sukseseve të fundit, ka lindur nevoja që, për të rritur edhe më shumë produktivitetin, të verifikojmë çdo zonë që na jepet me rigorozitet, duke siguruar fotot përkatëse të instalimeve dhe, në bazë të tyre, të përgatisim përshkrime të sakta për çdo impiant interneti që kërkohet të aktivizohet në të ardhmen. Kandidatja do të ketë në dispozicion të gjitha materialet e sakta dhe të thjeshta për t’u kuptuar (foto, përshkrime në italisht, platforma që do të përdoren për projektet) dhe, bazuar në to, do të realizojë produktin final – projektet e kërkuara.
    Të interesuarat janë të lutura të kontaktojnë ose të dërgojnë CV-në [email protected]
    permes Whatsapp në numrin: +39693642727.
     
    Apply
Working...
X