Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Marketingu

    Tirane, ofroj vend pune Specialist/e Marketingu
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    6 Kombinat | Vaqarr | Ndroq



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Marketing
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    ROAL FOOD është një kompani me eksperiencë mbi 20 vite në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Jemi prezent në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajon me një gamë të gjerë produktesh. ROAL FOOD ka ekskluzivitetin e brandeve më cilësore për t’i sjellë në tryezat e çdo familje.
    Qëllimi ynë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes vazhdimësisë së inovacioneve.
    Aktualisht jemi në kërkim të stafit të ri me energji dhe ide të reja për zhvillim. Roal Food kërkon të punësojë Specialist/e Marketingu.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:​
    Harton dhe zbaton strategjitë e marketingut për promovimin e produkteve dhe brandeve të kompanisë.
    Menaxhon fushatat e marketingut në kanalet online dhe offline.
    Analizon tregun, konkurrencën dhe trendet për të identifikuar mundësi të reja zhvillimi.
    Përgatit materiale promocionale dhe bashkëpunon me agjenci të jashtme për dizajn, publikime dhe aktivitete marketingu.
    Administron përmbajtjen e rrjeteve sociale dhe website-it të kompanisë.
    Ndjek performancën e fushatave dhe përgatit raporte periodike mbi rezultatet dhe KPI-të.
    Merr pjesë në organizimin e eventeve, panaireve dhe aktiviteteve të brendshme promovuese.
    Bashkëpunon ngushtë me departamentin e shitjeve për të mbështetur objektivat komerciale.
    Kualifikimet:​
    Diplomë Universitare në Marketing, Komunikim, Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme.
    Eksperiencë e mëparshme në marketing përbën avantazh.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar).
    Aftësi shumë të mira në përdorimin e paketës Microsoft Office; njohuri në programe të dizajnit janë plus.
    Kreativitet, aftësi komunikimi dhe mendim analitik.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me ekipin.
    Person i organizuar, i besueshëm dhe i fokusuar në rezultate.
    Kushtet:​
    Paga: Sipas përvojës së kandidatit
    Full Time
    Eksperienca e mëparshme në kompani distribucioni konsiderohet avantazh.
    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju lutemi dërgoni CV-në në adresën e email-it: [email protected]
    ose kontaktoni në: 0686021526
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë!
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected]
    0686021526
Working...
X