Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune INXHINIER NDERTIMI/ HIDROTEKNIK

    PERSHKRIMI I POZICIONIT
    Inxhinieri i Zbatimit ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne fazen e dorezimit te objektit.


    DETYRAT KRYESORE


    Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi;
    Zbaton plan-organizimin e punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe paraqet tek eproret per diskutim apo miratim.
    Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet;
    Merr pjese ne te gjitha matjet qe kryhen per volumet dhe mban proces verbale perkatese;
    Zbaton grafikun e punimeve ne perputhje me afatet e percaktuara ne kontratat e zbatimit te punimeve;
    Ploteson cdo dite ditarin e punimeve dhe Librin e kantjerit
    Harton ne menyre te vazhdueshme librezen e masave per punimet qe kryhen;
    Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te projektit;
    Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie konform specifikimeve teknike;






    KRITERET E KERKUARA
    Edukimi/ Kualifikimi Të ketë përfunduar Fakultetin e Inxhinierise se Ndertimit
    Gjuhe te huaja Anglisht ne nivel te larte
    Njohuri kompjuterike Microsoft Office, Project, Autocad.Sap. Etap
    Eksperienca e kerkuar Mbi 2 vjet eksperience.




    Te interesuarit mund te dergojne C.V. dhe referencat e tyre, ne adresen e-mail: [email protected]
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “MF INVEST GROUP shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.

     




    Apply











    Last edited: 03.02.2024, 14:20
Working...
X