Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Një kompani logjistike kërkon të punësojë Menaxher Operacional & Marketing

    Një kompani logjistike kërkon të punësojë Menaxher Operacional & Marketing
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    MarketingMarketing Social Media | ADS | SEOMenaxhim BiznesiMenaxhim strategjik | Drejtues
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    SHPALLJE PUNE
    Pozicioni: Menaxher Operacional & Marketing
    Sektori: Logjistikë – Pastrim & Zhvendosje
    Një kompani logjistike në fushën e pastrimit dhe zhvendosjes kërkon të punësojë Menaxher Operacional & Marketing,
    i cili/ja do të jetë përgjegjës për menaxhimin e operacioneve ditore, ekipit të punës dhe komunikimit tregtar me klientët.

    Përgjegjësitë kryesore:
    • Menaxhimi, organizimi dhe mbikëqyrja e grupit të punës
    • Planifikimi i shërbimeve ditore dhe koordinimi i stafit në terren
    • Komunikimi me klientët dhe hartimi, dhënia dhe ndjekja e ofertave të çmimeve
    • Ndjekja e cilësisë së shërbimit dhe respektimi i standardeve të kompanisë
    • Angazhimi në marketingun e kompanisë (promovime, rrjete sociale, komunikim tregtar)
    • Raportimi i performancës dhe rezultateve tek drejtuesit e kompanisë

    Kërkesat:
    • Eksperiencë në menaxhim ekipi ose rol të ngjashëm (avantazh)
    • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese
    • Aftësi për negocim dhe marrëdhënie me klientët
    • Njohuri bazë në marketing dhe promovim
    • Seriozitet, përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar nën presion
    • Patentë drejtimi (avantazh)

    Ofrohet:
    • Pagë bazë: 60,000 lekë / muaj (neto ose bruto sipas marrëveshjes)
    • Bonuse performance (sipas rezultateve)
    • Kontratë pune e rregullt
    • Mundësi zhvillimi profesional në kompani në rritje

    Vendndodhja: Tiranë
    Aplikimi:
    Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në:
    [email protected]
    +355698045045
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X