Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Financier/e (Full-time) – Operator Turistik

    Tirane, ofrohet vend pune Financier/e (Full-time) – Operator Turistik
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Selite | Kodra e Diellit



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Po kërkojmë një Financier/e energjik/e dhe të saktë që t’i bashkohet ekipit tonë në zyrë. Do të jesh pjesë kyçe e funksionimit financiar të një operatori turistik inbound që rritet me ritëm të shpejtë dhe punon me partnerë ndërkombëtarë.
    Çfarë do të bësh​
    Deklarime periodike në Cats (listëpagesa, TVSH, tatim në burim).
    Pagesë dhe azhornim faturash në Google Sheets të kompanisë.
    Rakordime me klientë ndërkombëtarë dhe furnitorë brenda/jashtë vendit.
    Monitorim të ardhurash, shpenzimesh dhe Cash Flow (raporte javore/mujore).
    Dërgim dhe ndjekje të Proforma Invoice për klientët.
    Azhornim kartelash të llogarive Klient–Furnitor.
    Korrespondencë profesionale Klient–Furnitor (shqip/anglisht), brenda dhe jashtë vendit.
    Çfarë kërkojmë​
    Eksperiencë minimalisht 3 vite si financier/e ose pozicion i ngjashëm.
    Njohuri të mira në Self-Care, Cats, e-Albania, e-Bills.
    Aftësi solide në kontabilitet, cash-flow dhe planifikim financiar afatshkurtër/afatmesëm.
    Përdorim praktik i e-banking (BKT, Intesa, Raiffeisen, etj.).
    Avantazh: eksperiencë/kuptim i procesit financiar në kompani turistike inbound (B2B).
    Kujdes ekstrem ndaj detajeve, korrektësi, dhe aftësi për të punuar me afate.
    Çfarë ofrojmë​
    Pagë konkurruese dhe ambient pune profesional, me kulturë bashkëpunimi.
    Mundësi rritjeje dhe trajnim në proceset financiare të turizmit B2B.
    Puna në projekte me partnerë ndërkombëtarë dhe volum të qëndrueshëm pune.
    Kontratë sipas ligjit, ditë pushimi dhe mbështetje nga ekipi menaxhues.
    Orari i punës: E hënë – E premte, 08:30 – 17:00 (në zyrë)
    Aplikimi
    Dërgo CV-në tënde në:
    [email protected]
     
    Apply
Working...
X