Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Te Stela Resort kërkon të punësojë: MENAXHER RESTORANTI

    Te Stela Resort kërkon të punësojë: MENAXHER RESTORANTI
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 QTU | Kashar | Casa Italia



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim Biznesi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Te Stela Resort kërkon të punësojë:" MENAXHER RESTORANTI "
    Detyrat dhe Përgjegjësitë
    Bën menaxhimin e shërbimit “Food and Beverage” në të gjithë resortin.
    Bën menaxhimin e stafit.
    Mban lidhjet me klientët dhe i’u përgjigjet ankesave të tyre, merr feedbackun e tyre për çdo event, drekë apo darkë që zhvillohet.
    Siguron që të gjithë punonjësit kanë veshur uniformat e tyre duke respektuar standartin e kompanisë.
    Zhvillon mbledhje me stafin, trajton problematikat e tij, ndihmon në trajnimin dhe motivimin e tij.
    Kontrollon territorin, ambjentin e shërbimit nëse është i rregullt.
    Ruan standartet për kontrollin e cilësisë, të higjenës, të shëndetit dhe të sigurisë në punë.
    Bën planifikimin e shitjeve, të fitimit dhe të zhvillimit të stafit.
    Koordinon, menaxhon dhe monitoron punët e Bar/Restorantit.
    Planifikon strategji efektive për te rritur të ardhurat financiare dhe mirëqenien e kompanisë.
    Është pergjegjëse për produktet në bar dhe kuzhinë.
    Koordinon proçesin e ndërtimit të recepturave ndërmjet kuzhinierit dhe Departamentit të Finances dhe sigurohet për regjistrimin e tyre në kohën e duhur.
    Është përgjegjës për menaxhimin e restorantit.
    Ndjek të gjitha problemet e logjistikës që ka bari/restoranti dhe koordinimin me personat përgjegjës për sistemimin sa më shpejt të tyre.
    Monitoron shërbimin.
    Jep zgjidhje situatave të ndryshme kur ka pakënaqësi në shërbim.
    Merr masa paraprake për parapërgatitjen e shërbimit.
    Kualifikimet dhe kërkesat
    Të ketë arsim të lartë Menaxhim ose Administrim Biznesi.
    Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe komunikim verbal.
    Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në një fushë të tillë.
    Të ketë aftësi shumë të mira të punës në grup.
    Të ketë aftësi shumë të mira planifikuese dhe organizuese.
    Të mendoj në mënyrë kritike dhe t’u japi zgjidhje problemeve.
    Të ketë aftësi organizative dhe aftësi vendimmarrje.
    Të menaxhojë konfliktet.
    Të ketë njohuri të mira të paketës bazë të MS Office (Windows, Excel; Power Point), Internet;
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze (e folur dhe e shkruar)
    Te tjera
    Pages konkuruese
    Personat e interesuar mund te kontaktojne apo te dergojne cv-te e tyre në adresat e mëposhtme.
    Email: [email protected] Tel: 0672083391
    Adresa: Rr.Iljaz Pashë Dibra, Mezez, Kashar Tirane
     
    Apply

    WhatsApp


    Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbeshtetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas percaktimeve të Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr.9887 date 10.03.2008)"Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.
Working...
X