Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kërkohen Punonjës për Larje Profesionale Tapicerie

    Kompania Blitz, e specializuar në shërbime profesionale pastrimi për automjete, po zgjeron stafin. Jemi duke kërkuar të punësojmë profesionistë në larje tapicerish dhe detailing, të cilët ndjekin standartet e shërbimeve të kompanisë për cilësi dhe korrektësi.

    Përshkrimi i Punës
    Punonjësi do të angazhohet në larjen profesionale të tapicerive të automjeteve, duke ndjekur proceset standarde të pastrimit. Puna përfshin:
    -Inspektimin fillestar të tapicerisë.
    -Aspirimin e plotë të papastërtive.
    -Higjenizim dhe dezinfektim me avull.
    -Aplikimin e solucioneve profesionale sipas llojit të materialit (tekstile, lëkurë etj.).
    -Pastrim manual dhe heqjen e njollave të vështira me solucionet përkatëse.
    -Pastrim fenerësh me rezinë.
    -Riparim tapicerie.
    -Pastrim dhe shpëlarjen me makineri ekstraktimi (injection–extraction).
    -Tharje të kontrolluar.

    Kandidati duhet të përdorë pajisjet dhe produktet në mënyrë korrekte dhe të kryejë kontrollin final para dorëzimit.

    Kërkesat:
    -Eksperiencë në larje tapicerish ose pastrim profesional.
    -Njohuri bazë mbi materialet e tapicerive dhe solucioneve të përshtatshme.
    -Seriozitet, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
    -Aftësi për të punuar në ekip dhe respektim të orarit.
    -Komunikim profesional me klientët.

    Ofrohet:
    -Pagë konkurruese, sipas aftësive dhe eksperiencës.
    -Ambient pune profesional.
    -Pajisje dhe produkte profesionale.

    Aplikimi: Dërgo CV tënde në [email protected] ose telefono në 0696694895.​
    Attached Files
Working...
X