Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Te Stela Resort kërkon të punësojë : “Supervizor/e Akomodimi”

    Te Stela Resort kërkon të punësojë : “Supervizor/e Akomodimi”
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 QTU | Kashar | Casa Italia



    Te Stela Resort kërkon të punësojë :
    “Supervizor/e Akomodimi”​
    Detyrat dhe pergjegjesite
    Mbikqyr punën në të gjitha nivelet (recepsionistët, punonjësit e shërbimit), në bazë të objektivave të përcaktuara.
    Komunikon me klientët kur është e përshtatshme (i mirëpret ata, adreson ankesat e tyre, gjenë zgjidhje për problemet.)
    Bashkëpunon me palët e jashtme të tilla si agjencitë e udhëtimit, koorporata planifikuesit e eventeve / konferencave.
    Koordinon me te gjithe departamentet ne raste evente/konferenca/dreka/darka sipas nje plani pune paraprak
    Inspektonë hotelin rregullisht për të zbatuar përputhshmëri të plotë me standardet e shëndetit dhe sigurisë.
    Koordinon dhe ndjek problematikat teknike deri ne zgjidhje dhe raportim mbi ecurin e zgjidhjes se tyre
    Organizon dhe bën kontroll të të gjitha shërbimeve të hotelerisë që resorti ofron.
    Kontrollon shifrat e hotelit dhe problematikat që mund të kenë hasur recepsionet.
    Kontrollon rezervimet dhe mbyllja e rooming listave të grupeve me Agjencitë.
    Auditon recepsionet për sa i përket proçedurave të punës dhe hedhjes së rezervimeve.
    Monitoron portalet online, telefonatat dhe dërgon oferta kompanive të ndryshme.
    Bën rakordimin me faturat e debitorëve. Bën telefonata debitorëve për shlyerjen e pagesave.
    Rakordon me financën kartelat e grupeve
    Jep udhëzime recepsionit për praktikat e punës.
    Suport recepsionit me Chech-in dhe auditim të channel manager.
    Hartimi i kalendarit mujor për orët dhe turnet përkatëse për stafin që menaxhon dhe planifikimi I lejeve.
    Kontroll dhomat për higjenën dhe efiçencën e stafit të pastrimit.
    Kontrolli i proçedurave të punës, libri i bashkisë, faturimi dhe check-out.
    Auditon mëngjesin e hotelit.
    Koordinon me përgjegjësen e pastrimit për hartimin e orareve të punës të sanitareve.
    Kualifikimet dhe kërkesat
    Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë pune në industrinë e hotelerisë.
    Të jetë i diplomuar në fushën Hoteleri Turizëm
    Aftësi në paketat Ms Office.
    Të jetë fleksibël me oraret e punës.
    Të ketë rrjedhshmëri në gjuhën angleze dhe italiane të folur dhe të shkruar.
    Zotësi për tu përqëndruar në nevojat e klientit dhe aftësi për të qëndruar i qetë dhe i sjellshëm gjatë gjithë kohës.
    Të ketë aftësi të forta komunikimi dhe ndërpersonale si dhe aftësinë për të qëndruar pozitiv dhe professional gjatë orëve të gjata të punës.
    Aftësi të mira drejtuese dhe aftësitë e zgjidhjes së problemeve janë të nevojshme, së bashku me një gatishmëri për të bashkëvepruar me klientët dhe punonjësit nga vënde dhe kultura të ndryshme.
    Te tjera
    Pages konkuruese
    Personat e interesuar mund te kontaktojne apo te dergojne cv-te e tyre në adresat e mëposhtme.
    Email: [email protected]
    tel: 0672083391
    Adresa: Rr.Iljaz Pashë Dibra, Mezez, KasharTirane
    Cel. : 0672083391
     
    Apply

    WhatsApp


    Të dhënat tuaja do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbeshtetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas percaktimeve të Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, Ligjit ne fuqi (Nr.9887 date 10.03.2008)"Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale" dhe akteve nenligjore per zbatim.
Working...
X