Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Lushnje, Fier, ofrohet vend pune Asistente Administrative

    Lushnje, Fier, ofrohet vend pune Asistente Administrative
    Lushnje

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Burime njerezore - HR
    Kompania Lufra, pjesë e LUFRA FOODS, qe prodhon dhe shpërndan markat e veta shumë të suksesshme si Lufra, Tido, Tradita, Beneta dhe Dukat.
    Gjithashtu ështe distributor ekskluziv i markave të njohura rajonale dhe ndërkombëtare
    si Cremona, Bonizzi, Jaffa, Nom, Estrella Damm, Heymans, Komos Tequila, The London Essence, Bylmeti etj.
    Aktualisht jemi në kërkim të një kandidate potenciale, per aktivitetin ne qytetin e Lushnjes, në lidhje me pozicionin vakant të: Asistente Administrative.
    Detyrat dhe pergjegjesite kryesore:
    Asiston në procesin e rekrutim-it: publikimi i njoftimeve, selektimi fillestar i CV-ve, kontaktimi i kandidatëve dhe organizimi i intervistave.
    Përgatit dhe mirëmban dosjet e punonjësve dhe dokumentacionin e nevojshëm (kontrata, formularë, njoftime).
    Ndihmon në proceset e onboard-ing dhe orientimit të punonjësve të rinj.
    Përditëson të dhënat e stafit në sistemin HR dhe siguron saktësinë e tyre.
    Ndjek kërkesat për pushime, autorizimet dhe raportimet e pranisë.
    Menaxhon komunikimin ditor, përfshirë telefonatat, email-et dhe kërkesat e stafit.
    Organizim i takimeve, mbledhjeve dhe eventeve të kompanisë.
    Arkivon dhe organizon dokumentacionin administrativ fizik dhe elektronik.
    Siguron mbarëvajtjen e përgjithshme të zyrës dhe ofron mbështetje për departamentet e tjera sipas nevojës.
    Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
    Diplomë universitare (preferohet në Administrim Biznesi, Burime Njerëzore ose fusha të ngjashme).
    Minimumi 1–2 vite eksperiencë në role administrative ose HR.
    Njohje shumë e mirë e paketës MS Office (Word, Excel, PowerPoint).
    Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhimi të kohës.
    Aftësi të mira komunikimi verbal dhe me shkrim.
    Aftësi për të punuar në ekip dhe për t’u përshtatur me një mjedis dinamik pune.
    Profesionalizëm dhe sjellje pozitive në çdo situatë.
    Cfare ofrojme:
    Kushte të kënaqshme pune
    Mundesi zhvillimi ne karrierë
    Transport i mbuluar nga kompania
    Për të aplikuar për këtë pozicion pune, ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në adresën e E-mail: [email protected]
    Cel. : +355 69 206 0294
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.lufra.al
Working...
X