Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Benghazi Libi, Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i Ndërtimtarisë (Site Engineer) (1 vend pune), për klientin e saj

    Benghazi Libi, Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i Ndërtimtarisë (Site Engineer) (1 vend pune), për klientin e saj
    Libi

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i Ndërtimtarisë (Site Engineer) (1 vend pune), për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
    Vendi i punës: Benghazi - Libi.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Zbatimi dhe mbikëqyrja e punimeve ndërtimore sipas vizatimeve, specifikimeve teknike dhe kontratës.
    Koordinimi i përditshëm i aktiviteteve në kantier me nënkontraktorët, furnitorët dhe ekipet teknike.
    Kontrolli i cilësisë së punimeve strukturore, arkitekturore dhe MEP në përputhje me standardet dhe kërkesat e projektit të spitalit.
    Verifikimi i materialeve që vijnë në kantier (beton, armaturë, materiale ndërtimi, etj.).
    Përgatitja e raporteve ditore dhe javore të progresit të punimeve.
    Kontrolli i matjeve (quantity take-off) dhe përgatitja e situacioneve të punës.
    Koordinimi me QA/QC për inspektime, teste laboratorike dhe pranime pune.
    Zbatimi i procedurave të shëndetit dhe sigurisë në punë (HSE).
    Pjesëmarrja në takime teknike dhe koordinuese me stafin e projektit.
    Ndihma në zgjidhjen e problemeve teknike gjatë fazës së ndërtimit.
    Kualifikimet:
    Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose ekuivalente.
    Minimum 3–5 vite përvojë pune si Site Engineer, preferohet në projekte spitalore ose objekte komplekse.
    Njohuri të mira të standardeve ndërtimore dhe specifikimeve teknike.
    Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime teknike (structural, architectural, MEP).
    Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip.
    Njohuri te gjuhes Angleze ne komunikim dhe ne te shkruar
    Njohuri në përdorimin e AutoCAD, Excel dhe MS Project (avantazh).
    Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet.
    Kompetenca Personale:
    Organizim i mirë dhe vëmendje ndaj detajeve.
    Përgjegjësi profesionale dhe etikë pune.
    Aftësi për zgjidhje problemesh teknike në terren.
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 04 Janar 2026 në ora 16:00.
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
    Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    SHIELD RECRUITMENT & HR Sh.p.k.
    Rr. Hajdar Dushi Hyrja 1-B, Kati 4 Nr.10 10000 Prishtinë, Kosovë
    [email protected] | +383 49-909-110
Working...
X