Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Benghazi Libi, Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i Makinerisë (HVAC) (1 vend pune)

    Benghazi Libi, Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i Makinerisë (HVAC) (1 vend pune)
    Libi

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. Mekanike | Mekatronik
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i Makinerisë (HVAC) (1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
    Vendi i Punës: Benghazi, Libi
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Mbikëqyrja dhe koordinimi i punimeve mekanike (HVAC, ventilim, ajër i kondicionuar, hidrosanitare, fire fighting – sipas scope).
    Shqyrtimi dhe koordinimi i vizatimeve mekanike dhe shop drawings.
    Sigurimi që instalimet mekanike janë në përputhje me vizatimet, specifikimet teknike dhe standardet.
    Koordinimi me arkitekturën, strukturën dhe disiplinat e tjera MEP për shmangien e konflikteve.
    Përgatitja dhe ndjekja e RFIs për çështje teknike mekanike.
    Kontrolli dhe aprovimi teknik i material submittals dhe pajisjeve mekanike.
    Mbështetje teknike për ekipin e kantierit dhe nënkontraktorët mekanikë.
    Monitorimi i progresit të punimeve mekanike dhe raportimi periodik.
    Koordinimi i testeve, komisionimit dhe pranimeve të sistemeve mekanike.
    Sigurimi i zbatimit të kërkesave të shëndetit dhe sigurisë në punë (HSE).
    Pjesëmarrja në takime teknike dhe koordinuese.
    Kualifikimet:
    Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike.
    Minimum 3–5 vite përvojë pune si Mechanical Engineer, preferohet në projekte spitalore ose objekte komplekse.
    Njohuri te gjuhes Angleze ne te folur dhe te shkruar,
    Njohuri të mira të sistemeve HVAC, ventilimit dhe instalimeve mekanike.
    Njohuri të standardeve ndërkombëtare - avantazh.
    Aftësi të mira në AutoCAD, Revit MEP (BIM – avantazh) dhe MS Office.
    Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime mekanike.
    Kompetenca Personale:
    Aftësi të mira koordinuese dhe analitike.
    Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe cilësisë teknike.
    Aftësi për zgjidhje problemesh në terren.
    Komunikim profesional dhe punë në ekip.
    Aftësi për të punuar nën presion dhe respektuar afatet.
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 04 Janar 2026 në ora 16:00.
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
    Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    SHIELD RECRUITMENT & HR Sh.p.k.
    Rr. Hajdar Dushi Hyrja 1-B, Kati 4 Nr.10 10000 Prishtinë, Kosovë
    [email protected] | +383 49-909-110
Working...
X