Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Benghazi Libi, Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i Hidroteknikës (1 vend pune)

    Benghazi Libi, Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i Hidroteknikës (1 vend pune)
    Libi

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxhinieri
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Shield Recruitment & HR kërkon Inxhinier i Hidroteknikës (1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.
    Vendi i punës: Benghazi, Libi
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Mbikëqyrja dhe koordinimi i punimeve hidrosanitare dhe plumbing (ujësjellës, kanalizime, drenazh, ujë i ngrohtë/ftohtë).
    Shqyrtimi dhe koordinimi i vizatimeve hidraulike dhe shop drawings.
    Sigurimi që instalimet hidraulike janë në përputhje me vizatimet, specifikimet teknike dhe standardet.
    Koordinimi me arkitekturën, strukturën dhe disiplinat e tjera MEP për shmangien e konflikteve teknike.
    Përgatitja dhe ndjekja e RFIs për çështje teknike hidraulike.
    Kontrolli dhe aprovimi teknik i material submittals (tuba, pajisje sanitare, valvula, pompa).
    Mbështetje teknike për ekipin e kantierit dhe nënkontraktorët hidrosanitarë.
    Monitorimi i progresit të punimeve dhe raportimi periodik.
    Koordinimi dhe mbikëqyrja e testeve hidraulike (pressure test, leakage test).
    Pjesëmarrja në testime, komisionim dhe pranime përfundimtare.
    Zbatimi dhe monitorimi i rregullave të shëndetit dhe sigurisë në punë (HSE).
    Kualifikimet:
    Diplomë universitare në Inxhinieri Hidraulike, Mekanike ose ekuivalente.
    Minimum 3–5 vite përvojë pune si Hydro/Plumbing Engineer.
    Përvojë në projekte spitalore ose objekte komplekse – avantazh i madh.
    Njohuri të standardeve ndërkombëtare (EN, BS, ASHRAE, NFPA – sipas scope).
    Aftësi të mira në AutoCAD, Revit MEP (avantazh) dhe MS Office.
    Njohuri te gjuhes Angleze ne te folur dhe te shkruar,
    Aftësi për të lexuar dhe interpretuar vizatime hidraulike.
    Kompetenca Personale:
    Aftësi shumë të mira koordinuese dhe organizative.
    Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe cilësisë teknike.
    Aftësi për zgjidhje problemesh në terren.
    Komunikim profesional dhe punë në ekip.
    Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet.
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 04 Janar 2026 në ora 16:00.
    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
    Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    SHIELD RECRUITMENT & HR Sh.p.k.
    Rr. Hajdar Dushi Hyrja 1-B, Kati 4 Nr.10 10000 Prishtinë, Kosovë
    [email protected] | +383 49-909-110
Working...
X