Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kërkohet Account Manager

    Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

    Pozicioni i punës: Account Manager
    Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
    Adresa e punës në: Tiranë

    Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Account Manager në një kompani që operon prej shumë vitesh në treg. Qëllimi i këtij pozicioni është rritja dhe menaxhimi i portofolit të kompanisë me klientë që operojnë në tregun shqiptar duke i ofruar shërbimet e marketingut të dixhitalizuar dhe platformave të besnikërimit të klientëve/konsumatorëve.Njohuritë dhe përvoja në shitjen e shërbimeve janë shumë të rëndësishme në vlerësimin e kandidatëve.

    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:
    • Të njoh mirë tregun dhe të jetë i orientuar drejt rezultatit.
    • Të ketë përvojë në shitjen e shërbimeve dhe menaxhimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit.
    • Të ketë përvojë në shitjen e shërbimeve dhe platformave (si shërbime marketing, platforma besnikërimi, aplikacione online të kartave të klientit, etj).
    • Njohuri dhe përvojë në përdorimin e mjeteve dhe metodave për gjetjen e kompanive.
    • Të përshtatet me kombinimin e punës në terren dhe në zyrë.
    • Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
    • Njohuri të programit CRM dhe MS Office.
    • Të zotëroj patentë kategoria B.

    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    • Identifikimi dhe rritja e portofolit me kompani/klientë që operojnë në treg.
    • Realizimi i takimeve me klientët dhe prezantimi i shërbimeve të marketingut të dixhitalizuar dhe platformave të besnikërimit të klientëve/konsumatorëve.
    • Ndërveprimi aktiv me klientët dhe përditësimi me nevojat e tyre.
    • Monitorimi i procesit të shitjes dhe përgatitja e planit të punës.
    • Këshillimi i klientëve për t’u ofruar shërbimet/produktet që i përmbushin më shumë e më mirë nevojat e tyre.
    • Shërbimi në mënyrë aktive ndaj nevojave të klientëve dhe sigurimi që cilësia e shërbimit ndaj tyre i përmbush dhe tejkalon pritshmëritë.
    • Ndërtimi i marrëdhënieve profesionale të punës me personat përgjegjës të kompanive/klientëve dhe rritja e bashkëpunimit me ta.
    • Raportimi periodik i rezultateve të punës.

    Edukimi:
    • Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Marketing”/”Administrim Biznesi” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
    • Të ketë njohuri të përdorimit të teknologjisë si dhe aplikacioneve që përdoren për informimin dhe shitjet online.

    Aftësi të tjera ndërpersonale:
    • Aftësi të mira komunikimi.
    • Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.
    • Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.
    • I organizuar, i përgjegjshëm e i orientuar drejt klientit.
    • I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.
    • Të punojë nën presion.

    Përfitimet:
    • Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.
    • Pagë e kënaqshme.

    Procedura e aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected], përpara datës 16 shkurt 2024.

    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply











    Last edited: Yesterday at 10:32




    Profesionisti Recruitment Agency
    Kavaja Street, Condor Center, 3rd Floor
    Tirana, Albania
    Tel:+355 4 2235128 / 2241945
    E-mail: [email protected]
    Web:www.profesionisti.al
Working...
X