Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shkoder, kerkohet part time Logoped

    Shkoder, kerkohet part time Logoped
    Shkoder

    Tipi
    part time
    Fusha | Profili i punes
    Mjekesi
    Po kërkojmë një Logoped/Logopediste!
    SOS Fshatrat e Fëmijëve në Shqipëri kërkon një person të motivuar dhe profesionist që do të ofrojë shërbimin Logoped/Logopediste në kuadër të projektit “Fuqizimi i Familjes” Shkodër. Ky rol është thelbësor në vlerësimin, zhvillimin dhe ndjekjen e aftësive të komunikimit dhe të folurit tek fëmijët në nevojë, duke ofruar mbështetje të specializuar dhe ndërhyrje të personalizuara.
    Logopedi/ja do të punojë në mënyrë të drejtpërdrejtë me fëmijët dhe familjet, duke zhvilluar seanca terapie individuale, duke monitoruar progresin dhe duke bashkëpunuar ngushtë me ekipin psikosocial të programit. Ai/ajo siguron që të gjitha ndërhyrjet të jenë në përputhje me udhëzimet profesionale, standardet e cilësisë dhe procedurat e përcaktuara nga programi dhe organizata.
    Rreth nesh
    SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është pjesë e një organizate globale të përkushtuar ndaj mirëqenies së fëmijëve pa kujdes prindëror ose në rrezik për ta humbur atë. Ne punojmë që çdo fëmijë të rritet në një mjedis familjar të dashur, të ketë akses në arsim, kujdes dhe një të ardhme me mundësi.
    Rreth jush
    Kriteret e domosdoshme për pozicionin – kompetencat, njohuritë, aftësitë:
    Eksperiencë e provuar në logopedi, terapi të të folurit (eksperienca me fëmijë dhe familje është një avantazh i madh)
    Aftësi komunikuese, dëgjimi aktiv dhe ndërveprimi empatik me fëmijët dhe prindërit
    Aftësi për të vlerësuar zhvillimin e të folurit, për të hartuar plane ndërhyrjeje dhe për të dokumentuar progresin
    I/e organizuar, i/e orientuar drejt cilësisë dhe proaktiv/e në identifikimin dhe zgjidhjen e vështirësive të komunikimit
    Njohja e metodave dhe teknikave bashkëkohore të terapisë së të folurit
    Profesional/e, me përkushtim për të mbështetur zhvillimin komunikues të fëmijëve
    Aftësi për të punuar në mënyrë bashkëpunuese me prindërit, dhe ekipin psikosocial
    Fleksibilitet për t’u përshtatur me nevojat individuale të fëmijëve dhe dinamikat e programit
    Aftësi të mira organizative
    Nivel i lartë përgjegjshmërie
    Përgjegjësitë kryesore të Logopedistit:
    Vlerëson të shprehurit verbal dhe identifikon ndryshimet e mundshme patologjike, shkaqet dhe simptomat e tyre.
    Sigurohet për nivelin e të kuptuarit dhe identifikon mangësitë që mund t’i shpëtojnë një vlerësimi të përgjithshëm.
    Vlerëson nivelin njohës/kognitiv të fëmijës.
    Vlerëson aftësinë e leximit dhe të kuptuarit të një teksti të shkruar.
    Mban në vëzhgim problematikat psikologjike që ndikojnë në zhvillimin e gjuhës së folur dhe rolin e saj në komunikim.
    Organizon takime të rregullta me prindërit për t’i informuar mbi çrregullimet e gjuhës së folur dhe për të sqaruar paqartësitë e tyre.
    Ndërhyn dhe mbështet stafin në situata specifike për të realizuar zgjidhje efikase dhe profesionale.
    Merr pjesë në hartimin e planit të zhvillimit të familjes për fëmijët dhe prindërit/kujdestarët që ndjekin trajtim logopedik, duke dhënë sugjerime profesionale për ndërhyrje të mëtejshme.
    Referon fëmijët për trajtime të tjera plotësuese te specialistët përkatës kur evidentohen problematika të theksuara emocionale ose psikologjike.
    Ruan të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e seancave logopedike (rekorde personale, shënime mbi seancat, etj.) në një vend të sigurt dhe të mbyllur.
    Ndërmerr iniciativa që lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien psikologjike të fëmijëve dhe kujdestarëve, duke respektuar parimin e konfidencialitetit.
    Njeh dhe respekton misionin, vizionin dhe politikat e funksionimit të Organizatës SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri.
    Në kuadër të politikës së mbrojtjes së fëmijëve:
    SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është e përkushtuar të ruajë dhe promovojë vlerat, besimet dhe standardet e larta etike në çdo nivel. Ne presim që të gjithë punonjësit t’i respektojnë këto standarde dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe me nivel të lartë përgjegjshmërie. Si pjesë e procesit të rekrutimit, do të kryhen kontrolle reference për të siguruar përputhshmërinë me këto parime. Kjo gjë ka qëllim të parandalojë aplikimet nga kandidatë të papërshtatshëm.
    Ka përgjegjësinë të mbrojë fëmijët nga të gjitha format e abuzimit, braktisjes, manipulimit, dhunës dhe diskriminimit;
    Ka përgjegjësinë të raportojë menjëherë çdo dyshim, shqetësim, akuzë ose incident që lidhet me sigurinë e fëmijëve;
    Siguron ruajtjen e konfidencialitetit dhe ndarjen e informacionit vetëm sipas nevojës;
    Ka përgjegjësinë të respektojë Rregulloren “Për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Ngacmimi Seksual, Eksploatimi dhe Abuzimi” si dhe Kodin e Sjelljes;
    Pritet të promovojë dhe mbështesë një kulturë respekti, dinjiteti, besimi dhe llogaridhënieje që parandalon shkeljet.
    Nëse e gjen veten në përshkrimin e mësipërm, ju lutemi na dërgoni deri më 28 Dhjetor 2025 në adresën e emailit: [email protected]
    CV-në
    Letrën e aplikimit (maksimumi 1 faqe)
    Referencë
    Ju lutem vini re se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
     
    Apply

    [email protected]
Working...
X