Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    ASISTENT/E SHITJEJE for SINSAY 📍 Bilisht

    ASISTENT/E SHITJEJE for SINSAY 📍 Bilisht
    Korce

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Sherbim KlientiShites/e | Kasier/e
    Ndërto Karrierën Tënde Ndërkombëtare me LPP S.A – Bëhu pjesë e një Historie suksesi!
    LPP S.A është një nga kompanitë më të mëdha të modës në Europë, me 30+ vite histori, 5 marka të fuqishme (Reserved, Mohito, Cropp, House, Sinsay), mbi 2,200 dyqane në më shumë se 40 vende, dhe një ekip prej 30,000 profesionistësh që formësojnë përditë përvojën e miliona klientëve.
    LPP po ndërton praninë e saj në Shqipëri, duke hapur mundësi të reja për talente që duan të rriten, të udhëheqin dhe të bëhen pjesë e një kulture moderne, dinamike dhe me standarde evropiane.
    Në LPP, kjo kulturë ndërtohet përditë nga vlerat tona FAST, të cilat na drejtojnë në gjithçka që bëjmë: punojmë me Zjarr (Fire) dhe pasion, veprojmë me Ambicie (Ambition) dhe vendosmëri, synojmë Suksesin (Success) përmes rezultateve të matshme dhe kultivojmë Besimin (Trust) në çdo marrëdhënie me njëri-tjetrin. Nëse këto vlera të përfaqësojnë, atëherë mënyra jonë e punës është edhe e jotja.
    ASISTENT/E SHITJEJE – SINSAY
    Bilisht, Shqipëri
    Me SINSAY si markën e parë të LPP që hap dyert në tregun shqiptar, po kërkojmë një Asistent/e Shitjeje të motivuar dhe të përkushtuar që të angazhohen drejtpërdrejt në prezantimin e produkteve, ndihmën ndaj klientëve dhe mbajtjen e standardeve të dyqanit.
    Ky rol është mundësia juaj për të qenë pjesë e një ambienti dinamike fashion retail, ku energjia, stili dhe vëmendja ndaj detajeve bëjnë diferencën çdo ditë.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Angazhohen aktivisht në shitje dhe prezantimin e produkteve, duke siguruar kënaqësinë e klientëve.
    Kujdesen për cilësinë e produkteve, pranimin e mallrave dhe pozicionimin sipas standardeve të kompanisë.
    Kontrollojnë etiketat, çmimet dhe mbrojnë produktet nga vjedhjet.
    Pjesëmarrës në kontrollin e inventarit dhe sigurojnë pastërtinë dhe sigurinë e dyqanit.
    Përdorin kasën dhe përpunojnë pagesat me saktësi, duke siguruar bilancin e saj.
    Respektojnë procedurat dhe standardet e kompanisë
    Çfarë kërkojmë:
    Diplomë e shkollës së mesme.
    Përvojë e mëparshme në një rol të ngjashëm në retail ose industrinë e tekstileve.
    Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe trajtimin e klientëve.
    Aftësi organizative për menaxhimin e detyrave dhe përmbushjen e objektivave.
    Njohuri bazë në MS Office; anglishtja është avantazh.
    Çfarë ofrojmë:
    Një rol të qëndrueshëm në një kompani ndërkombëtare me reputacion të lartë.
    Kulturë pune transparente dhe moderne, ku vlerat FAST janë pjesë e përditshmërisë.
    Ulje të produkteve Sinsay .
    Mjedis dinamik, mundësi zhvillimi dhe rrugë reale për avancim në karrierë.
    Si të Aplikoni?
    Dërgoni CV-në tuaj me Subjekt: Asisten/e Shitjeje – Bilisht në:
    [email protected]
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | 069 406 8932
Working...
X