Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shkoder, kerkohet Inxhinieri i Sigurisë, Shëndetit dhe Mjedisit në Punë

    Shkoder, kerkohet Inxhinieri i Sigurisë, Shëndetit dhe Mjedisit në Punë
    Shkoder

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxhinieri
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Shoqeria "Vibtis" kërkon të punësojë Inxhinierit të Sigurisë, Shëndetit dhe Mjedisit në Punë. Shoqeria "Vibtis" është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit. E orientuar nga vizioni i drejtuesve të saj me përvojë dhe menaxherëve të linjës, kompania synon të ofrojë mundësitë më të mira të punësimit.​Detyrat e Inxhinierit të Sigurisë, Shëndetit dhe Mjedisit në Punë​Inxhinieri i Sigurisë, Shëndetit dhe Mjedisit në Punë (ES&H) është përfaqësuesi i Koordinatorit me përgjegjësi kryesore për të gjitha çështjet e sigurisë, shëndetit dhe mjedisit në punë. Ai jep mbështetje teknike për stafin menaxhues të Kompanisë “VIBTIS” SHPK në mënyrë që projektet të zhvillohen në përputhje me angazhimet dhe kërkesat e ES&H. Përgjegjësitë e tij përfshijnë:
    • Këshillimin e menaxhimit mbi praktikat dhe programin e ES&H;
    • Rishikimin e programit të Sigurisë, Shëndetit dhe Mjedisit në Punë dhe i raporton Menaxherit të Përgjithshëm mbi efektshmërinë e saj dhe nevojat për përmirësim;
    • Ruajtjen e raporteve e performancës së ES&H sipas kërkesave të Kompanisë;
    • Promovimin e praktikave të ES&H te gjithë personeli;
    • T’i komunikojë stafit menaxhues lidhur me ES&H;
    • Të koordinojë rishikimin vjetor të menaxhimit të ES&H në lidhje me këtë plan;
    • Të zhvillojë dhe rifreskojë planet dhe procedurat e ES&H;
    • Të kryejë trajnime të ES&H për personelin dhe të përgatisë materiale për trajnime për të siguruar komunikimin e kërkesave dhe rregullave të ES&H;
    • Të sigurojë që stafi menaxhues të jetë në përputhje me ligjet dhe kërkesat ligjore. Të mbajë të gjithë dokumentacionin mbi Analizën e Rreziqeve në Punë;
    • Të rishikojë planin e ndërtimit për të këshilluar dhe përcaktuar kontrollet e përshtatshme për sigurinë dhe shëndetin në punë, që duhen inkorporuar;
    • Të marrë pjesë në auditimet dhe koordinimin e procesit të auditimit për të siguruar që kërkesat e ES&H për Kontratat e Punimeve të inspektohen në mënyrë të vazhdueshme;
    • Të kryejë inspektime të vazhdueshme për përputhshmërinë me lejet, aprovimet dhe rregullat ekzistuese;
    • Të koordinojë inspektimet në terren;
    • Të bëjë raporte mospërputhshmërie mbi problemet e ES&H në lidhje me procedurat e aplikueshme;
    • Të kontrollojë të gjithë nënkontraktorët për masat e marra për sigurinë dhe shëndetin në punë;
    • Të kontrollojë të gjithë nënkontraktorët mbi dokumentat e mbajtura për sigurinë dhe shëndetin në punë;
    • Të kujdeset që në kantier të merren masat e nevojshme për të mbrojtur mjedisin.
    Vendi i aktivitetit te kompanise Shkoder.
    E-mail: [email protected]
     
    Apply

    VIBTIS shpk
    Arena Center, Rruga Dervish Hima,
    Qendra Arena, Hyrja C kati i 5 -të, Tiranë, Shqipëri
    [email protected] | www.vibtis.al
Working...
X