Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vënd punë PERFAQESUES MJEKESOR

    Tirane, ofroj vënd punë PERFAQESUES MJEKESOR
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Agjent shitje | Menaxhim shitjeMjekesi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Pozicion i Lirë: Përfaqësues Mjekësor / Sales representative
    Markat: La Roche-Posay & Vichy
    Kompania: Depo Farmaceutike Taurus Albania
    Depo Farmaceutike Taurus Albania kërkon të punësojë me kohë të plotë Përfaqësues Mjekësor / Agjent Shitjesh për prezantimin dhe shitjen e produkteve dermokozmetike dhe farmaceutike të markave ndërkombëtare La Roche-Posay dhe Vichy në farmaci dhe tek mjekët specialistë.
    ​Përgjegjësitë kryesore
    Prezantimi profesional i produkteve La Roche-Posay dhe Vichy në farmaci dhe te mjekët dermatologë, pediatër, mjekë familjeje etj.
    Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me farmacitë dhe partnerët mjekësorë.
    Arritja e objektivave mujore të shitjeve dhe promovimeve.
    Organizimi i aktiviteteve promovuese, vizitave periodike dhe raportimeve të rregullta.
    Sigurimi i dukshmërisë optimale të produkteve në pika shitjeje.
    Monitorimi i tregut, konkurencës dhe nevojave të klientëve.
    ​Kualifikimet
    Arsimi i lartë i përfunduar (Farmaci, Infermieri, Laborante, Biologji/Kimi, Bioteknologji ose fusha të ngjashme).
    Eksperienca e mëparshme në shitje, përfaqësim mjekësor apo dermokozmetikë përbën avantazh.
    Njohuri shume të mira të gjuhës angleze.
    Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe bindjeje.
    Aftësi organizative, përgjegjshmëri dhe orientim drejt rezultateve.
    ​Paga & Përfitimet
    Pagë konkurruese.
    Bonus mbi performancën.
    Trajnime profesionale nga ekipet ndërkombëtare La Roche-Posay dhe Vichy.
    Mundësi rritjeje dhe zhvillimi në një kompani lider në treg.
    ​Aplikimet
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre me foto në adresën:
    [email protected]
    042 472 163
    Aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.
     
    Apply
Working...
X