Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    kerkohet Drejtor Dege - Dega Orikum

    kerkohet Drejtor Dege - Dega Orikum
    Tipi
    me orar te plote
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    • Të përfaqësojë BKT në komunitetin ku operon;
    • Të ndërtojë raporte bashkëpunimi me institucionet publike lokale dhe të marrë pjesë në aktivitetet relevante të organizuara prej tyre;
    • Të monitorojë sjelljen e klientëve në treg dhe të realizojë studime lidhur me të;
    • Të njohë shume mirë konkurrencën në treg, si dhe të bëjë propozime për ndryshime të mundëshme në funksion të maksimizimit të rezultatit;
    • Të propozojë Plan-Buxhetin në përputhje me objektivat e përgjithshme të bankës;
    • Të kryesoje Komitetin e Kreditit të degës dhe të miratojë kreditë dhe transaksionet në degë në bazë të autoritetit të dhënë në përputhje me manualet, rregulloret dhe kufijte e vendosur;
    • Të kujdeset që përdorimi i kredise të behet konform aprovimit të Komitetit të Kredisë;
    • Të ndjekë gjithë proçesin e manaxhimit të kredive të këqija para dhe pas kalimit në proçedura ligjore;
    • Të arrijë objektivat e degës, të miratuara. Të bëjë përpjekje për optimizimin e raportit të ardhura/shpenzime për të arritur një fitim maksimal.
    Kërkesat:
    • Të jetë i diplomuar në Ekonomi;
    • Aftësi personale drejtuese;
    • Eksperience te ngjashme si drejtues dege;
    • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze;
    • Të ketë aftësi te mira komunikuese, prezantuese, koordinuese dhe bindëse;
    • Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit;
    • Të ketë njohuri të thella per sektorin bankar;
    • Aftesi që të punojë me qetësi nën presion.
    Kandidatët e interesuar janë të inkurajuar të aplikojnë deri më 25.11.2025 nepermjel Link-ut: https://careers.bkt.com.al/job/Oriku...um/1331803957/
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret tona do të njoftohen.
     
    Banka Kombëtare Tregtare,
    Rruga e Vilave, Lunder 1, Tirana, Albania
    Tel. 281-554 | Fax.250956
    website: www.bkt.com.al
    Instagram: bkt_banka kombetare
    Facebook: Banka Kombetare Tregtare
Working...
X