Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Pergjegjes/e Kontabiliteti

    Përshkrimi

    AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg.
    Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë),
    ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
    Kompania eshte ne kerkim te nje Pergjegjes/e Kontabiliteti.

    Detyrat

    -Likujditetet:

    Kontabilizimi i veprimeve bankare
    Kontrolle te kurseve dhe rakordimet me statement dhe llog 581/01
    -Pagat

    Kontabilizimi i tyre si edhe shperndarja sipas situacioneve te raportuara.
    Ndjekja dhe kontrolli i deklarimeve ne skemen e tatimeve.
    Kontrolli i listeprezencave dhe rakordimi me fuqine punetore te deklaruar.
    Perpilim i gjithe dokumentacionet ne rastet e punonjesve me raporte mjekesore (te pagueshme nga skema e sigurimeve shoqerore)
    Hartimi i listepagesave dhe ngarkimi ne sistem e-filling
    Nxerrja e urdherpagesave mujore per sigurimet shoqerore dhe dergimi i saj per likujdim
    Hartimi dhe Raportimi periodik i formatit TIP mbi pagat tek Eksperti Kontabel dhe strukturave te tjera sipas kerkeses.
    Informacione periodik mbi listepagesat tek burimet njerezore.
    -Magazinat: Kontrolli i artikujve .

    Daljet e materialeve te perdorura ne cdo objekt dhe shperndarja e tyre sipas qendrave te kostos (reference analizes se daljeve te situacioneve mujore).
    Rakordimi i gjendjeve te artikujve analitik ne fund te muajit me gjendjet reale ne magazina.
    -Blerjet

    Kontroll mbi rregjistrimin e blerjeve te ne lidhje me ekstremitetet e faturave tatimore si cmim, sasi, Nipt, date, nenshkrim, transportues etj.
    Rregjistrim i faturave te blerjes ne rastet kur eshte e nevojshme.
    Perpilimi i librit te blerjes dhe kontroll i tij. Deklarimi periodik i tij ne sistemin tatimor e-filing.
    -Import – Export:

    Perpilimi i pasqyrave te mallrave te importit, nxjerrja e kostove per materialet e blera. Rregjistrimet kontabel te tyre.
    Perpilimi i pasqyrave te mallrave per export, kalkulimi i cmimit te shitjes. Prerja dhe regjistrimi kontabel i fatures se shitjes
    Hartimi dhe Raportimi periodik i formatit TIP mbi IMP-EXP tek Eksperti Kontabel dhe strukturave te tjera sipas kerkeses.
    -Shitjet:

    Pas rakordimeve me Kostoisten, plotesohet tabela me te dhenat per situacionet per shitje.
    Prerja e faturave fizike dhe bashkelidhja e situacioneve te hartuara nga inxh. Kostoist
    Kontabilizimi i tyre dhe shperndarja sipas qendrave te kostos.
    -Analiza e pagushmerise se TVSH dhe nxjerrje e informacionit te duhur mbi te.

    Per Blerjet e lendeve te para, inventar, sherbime, nenkontraktore, blerje AQT, parapagime.
    Per Shitjet e situacioneve sipas objekteve, mallrave, AQT, qerave me TVSH sipas rastit.
    Gjendjet e stokut te krijuar ne lende te pare, mallra dhe karburant
    Perpilim i pasqyrave mujore dhe progresive ne lidhje me pagueshmerine e tvsh.
    -Klientet:

    Hartimi i fatures se parapagimeve per arketimet e klieneteve dhe kontabilizimi i saj
    Hartimi i fatures se shitjes sipas kontratave te shitblerjes.
    Rakordimi i mujor i tyre dhe raportimi periodik i formatit TIP mbi Shitjet tek Eksperti Kontabel dhe strukturave te tjera sipas kerkeses.
    -Furnitoret

    Rakordimi periodik i furnitoreve mbi kartelat kontabel.
    Analizat mbi gjendjen e furnitoreve real - fiskal
    Dhenie informacion mbi gjendjen fiskale te furnitoreve (per menaxheret)
    -Dhenie Informacioni strukturave te ndryshme te brendshme dhe te jashtme.
    -Hartimi, rakordimi, analiza dhe raportimi i dokumentacionit fiskal tek Eksperti Kontabel dhe struktura te tjera te interesuara per perpilimin e pasqyrave financiare 3-mujore, 6-mujore, 9-mujore dhe vjetor.
    -Hartimi, rakordimi, analiza dhe raportimi i dokumentacionit fiskal tek Eksperti Kontabel dhe struktura te tjera te interesuara per kontrolle te ndryshme te institucioneve financiare.

    Kualifikimet

    Diplomë Universitare, në degën Financë- Kontabilitet;
    Të ketë eksperiencë jo më pak se 5- vjeçare pune, në këtë fushë.
    Te njohe mire programin Alpha Web ne nivelin e kontabilistit si dhe te perdore programet baze Office, etj.
    Te kete njohuri shume te mira rreth dokumentacioneve financiare.
    Saktësi dhe produktivitet, aftësi për të përmbushur afatet;
    Aftësi shumë të mira komunikimi, etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
    Të kenë njohuri të mira të gjuhës Angleze, njohja e një gjuhë tjetër përbëjn avantazh;
    Të kenë frymë pozitive në punë në çdo kohë;
    Fleksibilitet me orarin e punës;
    Shënime

    Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në adresen e Email-it: [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Agikons. Sh.P.K
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane

     




    Apply












    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X