Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Dekoll kërkon Menaxher shitjesh per eksport (Terreni)

    Dekoll sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
    Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat PintoColor dhe produktin e polisterolit Termax.

    Me zgjerimin e veprimtarisë tregtare, deKoll kërkon të punësojë Menaxher Shitjesh Eksporti per rrajonin e Ballkanit dhe Europes.

    Kandidati do të punojë me kohë të plotë, dhe sipas planit te punes ka për të qenë në lëvizje për të realizuar takime bazuar në një axhendë ditore të parapërcaktuar. Kandidati i kërkuar do të mbajë përgjegjësi për gjetjen e klientëve të rinj si dhe duhet të sigurojë ruajtjen e klientelës ekzistuese.

    Detyrat dhe pergjegjesite:

    Studimi i tregut ne vendin apo vendet e synuara:


    Identifikimi i tregjeve te reja per eksportet dhe zhvillimi i llogarive te reja te biznesit
    Planifikimi i nje fushate shitjeje te pershtatshme per ate vend dhe prirjet aktuale te konsumatoreve
    Planifikimi dhe shqyrtimi i buxheteve per gamen e produkteve
    Takim me klientet ketu ose jashte vendit
    Negocimi i kushteve te shitjes dhe permbushja e objektivave te shitjes

    Kandidati duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme:
    - Të zotërojë kualifikime universitare në fushën ekonomike, menaxhimit të biznesit..
    - Të ketë patur eksperinece ne shitje.
    - Të jetë i i rregullt, serioz, i shkathët, ambicioz dhe të ketë aftësi të mira komunikimi.
    - Te kete njohuri te gjuhes angleze, njohuria ne gjuhet serbo- kroate perben avantazh.
    - Të jetë i pajisur me lejë drejtimi të klasit B .

    Ju do te punoni brenda nje ekipi te apasionuar, nxites, krijues ne nje kompani novatore.
    Do keni një shkalle te larte mbeshtetje ne organizimin e punes suaj dhe do te keni mundesi te zhvilloni rolin tuaj me zgjerimin e veprimtarise se kompanise.
    Ofrohet pagese shume e mire bazuar ne shkallen e njohurive dhe eksperiencen ne kete rol si dhe motivim performance me bonus.

    Dërgoni CV në adresën [email protected]

     




    Apply











    Last edited: 8 minutes ago
Working...
X