Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher /e Eventesh

    ARKA Hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,

    Ju fton të aplikoni në pozicionin e:

    Menaxher /e Eventesh

    Përshkrim i përgjithshëm

    Si Menaxher/e Eventesh do të jeni përgjegjës për krijimin e strategjive dhe arritjen e objektivave për departamentin e eventeve.
    Organizimin dhe mbikëqyrjen e eventeve nga ideja deri në realizim.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:

    Në bashkëpunim me menaxherin e shitjeve krijon dhe implementon paketa/shërbime për evente, konferenca etj;
    Maksimizojnë të ardhurat përfshirë parashikimet dhe raportimet e sakta dhe në kohë
    Punojnë ngushtësisht me Menaxherin e Hotelit dhe menaxherët e departamenteve të tjerë për të garantuar mbarëvajtjen e eventeve që zhvillohen në hotel;
    Të krijojnë dhe zbatojnë një kalendar eventesh gjatë gjithë vitit;
    Të kënë aftësi të mira planifikimi, shitjeje, organizimi dhe negocimi;
    Menaxhojnë aspektin administrativ të një eventi duke përfshirë kontratën, negocimin e detajeve, parashikimin e të ardhurave, raportimin dhe mundesitë e rinovimit të kontratës;
    Realizojnë planin e takimeve me klientet dhe mbylljen e kontratave;
    Kujdesen që të zbatohen me përpikmeri kushtet dhe kërkesat e klienteve në kohë dhe në cilësi të shkruara në kontratë;
    Kryejnë takime dhe komunikojnë, për të gjeneruar të ardhura shtesë nga klientët ekszistues dhe klientët e rinj;
    Ndjekin deri në përfundim të gjitha transaksionet financiare, duke siguruar që të gjitha të ardhurat për shërbimet e ofruara janë mbledhur;
    Kujdesen të kenë një imazhi profesional gjatë gjithë kohës;
    Kandidatët duhet të jenë fleksibël në orare dhe të gatshëm të ndjekin zhvillimin e eventeve;
    Kualifikimet dhe Aftësitë:

    Të kenë mbi 3 vjet ekperiencë në këtë pozicion, e preferueshme në industrinë e hotelerisë;
    Diplomë Universitare në Marketing, Administrim Biznes, Hoteleri Turizem, (kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh);
    Preferohen kandidatë të cilët kanë eksperienca të mëparshme në sektorin e shërbimeve;
    Kandidatët duhet të jenë të aftë për të përballuar fluksin e punës, të menaxhojnë mirë stresin dhe të marrin vendime në situata të vështira brenda një kohe të shkurtër;
    Te jenë të vëmendshëm ndaj detajeve;
    Të kenë aftësi shumë të mira marketingu dhe shitje;
    Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërvepruese me të tjerët;
    Të kenë aftësi shumë të mira analitike, vendimarrëse dhe manaxheriale;
    Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e folur);
    Duhet të jenë të pajisur me patentë;
    Shënim: PREFEROHEN PERSONA QE KANE EKSPERIENCE DHE/OSE NJOHIN SEKTORIN E TURIZMIT

    Lutemi të dërgoni CV-në dhe referenca të eksperiencave të mëparshme në adresen e e-mailit: [email protected];
    Të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!

    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

    Cel. : +355686082912

     




    Apply


    WhatsApp


















    [email protected]
Working...
X