Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Internship | vend praktike Asistent Ligjor

    Tirane, ofrohet vend pune Internship | vend praktike Asistent Ligjor
    Tirane

    Tipi
    Internship | vend praktike
    Fusha | Profili i punes
    Juridik | Drejtesi
    Gjuha
    anglishtitalisht
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Internship pranë Studios Ligjore “Mullaraj”
    Studio Ligjore “Mullaraj” ofron mundësinë për një program intershipi profesional me kohëzgjatje nga 3 deri në 5 muaj, i dedikuar studentëve të drejtësisë dhe kandidatëve të Shkollës së Avokatisë që dëshirojnë të fitojnë eksperiencë praktike në fushën ligjore.
    Për kandidatët që ndjekin Shkollën e Avokatisë, periudha e praktikës mund të zgjatet deri në 1 vit, në përputhje me termat dhe kërkesat akademike të institucionit.
    Çfarë ofron intershipi:
    Eksperiencë praktike në përgatitjen e aktpadive, kërkesave gjyqësore, ankimimeve dhe dokumenteve procedurale;
    Pjesëmarrje në seanca gjyqësore dhe asistencë në përgatitjen e dosjeve për gjykim;
    Njohje me procedurat administrative, civile dhe penale në praktikë;
    Bashkëpunim të drejtpërdrejtë me avokatë dhe ekspertë të fushës;
    Trajnime të brendshme mbi etikën profesionale, teknikat e argumentimit ligjor dhe komunikimin me klientët;
    Përdorim të mjeteve digjitale për menaxhimin e çështjeve ligjore dhe dokumentacionit.
    Çfarë do të mësosh deri në fund të intershipit:
    Aftësi për të hartuar në mënyrë profesionale dokumente ligjore dhe procesuale;
    Të kuptuar të thelluar të funksionimit të sistemit gjyqësor shqiptar;
    Aftësi analitike për interpretimin e ligjeve dhe praktikës gjyqësore;
    Përvojë reale në menaxhimin e çështjeve të klientëve dhe ndërtimin e strategjive ligjore;
    Përgatitje të plotë për hyrjen në profesionin e avokatit.
    Kohëzgjatja:
    3–5 muaj (me mundësi zgjatjeje deri në 12 muaj për kandidatët e Shkollës së Avokatisë).
    Përfitime shtesë:
    Kandidatët që shfaqin angazhim dhe performancë të lartë gjatë periudhës së intershipit, do të kenë mundësi punësimi të përhershëm pranë Studios Ligjore “Mullaraj”.
    Si të aplikoni:
    Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në numrin e kontaktit +355 69 831 1704.
     
    WhatsApp
Working...
X