Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Drejtues Teknik per punimet Elektrike | Balfin Construction

    Drejtues Teknik per punimet Elektrike | Balfin Construction
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. Elektrike | ElektronikeMenaxhim strategjik | Drejtues
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania Balfin Construction (ish Mane TCI), pjesë e Grupit BALFIN, është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Drejtues Teknik per punimet Elektrike
    Departamenti: Teknik
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit: Drejtues Teknik per punimet Elektrike, është personi përgjegjës i kompanisë për të gjitha punimet e instalimeve elektrike.
    DTPE garanton realizimin e punimeve në përputhje me kushtet teknike të zbatimit, projektin dhe specifikimet teknike, sigurimin teknik dhe mbrojtjen në punë. Ai siguron zbatimin e kushteve të kontratës e dispozitave në fuqi.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    Harton oponencat teknike te projekteve te zbatimit qe meren ne dorezim nga investitori nga pikepamja e zbatueshmerise, verifikon perputhshmerine midis projektit-preventivit dhe specifikimeve.Pergatit dhe:
    Miraton procedurat dhe standartet per kontrolin e zbatimit te proceseve te punimeve elektrike
    Harton strategjine e ndarjes se punimeve ne paketa te ndryshme tenderuese dhe pergatit dokumentacionin e nevojshme per cdo pakete sipas nevojes dhe interesit specific te cdo kantieri
    Monitoron grafikun e zbatimit te punimeve elektrike
    Garanton materialet e domosdoshme per lidhjen me infrastrukturen
    Ndjek ecurine e punimeve elektrike ne fazen e zbatimit
    Planifikon, organizon dhe mbikqyr punen e nenkontraktoreve elektrik per tu siguruar se te gjithe punimet po kryhen sipas parametrave te percaktuara ne projekt dhe ne kontraten dypaleshe.
    Identifikon tregun e materialeve dhe te instalatoreve elektrike vendas ose te huaj dhe koordinon me departamentet e tjera per menyren e perzgjedhjes
    Koordinon punen midis grupeve ne kantier
    Aprovon situacionet mujore
    Harton dhe mbikqyr mirembajtjen periodike te sistemit te instalimeve elektrike gjate periudhes se garancise se defekteve, mban gjithmone te informuar stafin te menaxhimit te projektit, si per ndryshimet e bera ne kuader te perfundimit te projektit ne kohe ose ndryshimeve te kryera nga nenkontaktori.
    Perpilon dhe koordinon punen per pergatitjen e manualeve te mirembajtjes te instalimeve elektrike
    Merr pjese ne hartimin e rregullores se sigurimit teknik ne lidhje me instalimet elektrike
    Kryen detyra te tjera qe I caktohen por qe lidhen me funksionin e Drejtuesit Teknik per Punime Elektrike.
    Raportim/Koordinim
    Raporton tek Drejtori Teknik;
    Tek Drejtuesi Teknik i punimeve Elektrike raportojne inxhinier e fushes perkates per ecurine e projekteve qe jane ne zhvillim;
    Pergjegjesi Teknik dhe Projekt Menaxheri I projektit duhet te mbajne te informuar DrejtuesinTeknik te punimeve Elektrike per nevojat ose problematikat e projekteve;
    Ne mungese te tij detyrat ndiqen nga inxhinieri I disiplines ne koordinim me Drejtuesin Teknik per punimet mekanike;
    Edukimi: Të zotërojë diplomë në degët Inxhinieri Elektrike
    Kualifikime të tjera:
    Të ketë eksperiencë pune jo më pak se 10 vite ne fushen e ndertimeve civile;
    Eksperiencë në sistemet Data dhe IT, sistemet e monitorimit CCTV, eksperience ne HVAC, sistemet elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes etj.
    Aftesi koordinimi ne punime elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes etj.;
    Aftesi kompetente ne skicime, ne programim te sakte, instalime dhe testime te sistemeve elektrike;
    Aftesi shumë t mira komunikimi dhe aftesi nderpersonale;
    Te kete njohuri ne proceset dhe materialet e ndertimit, si dhe ne menaxhimin e projektit;
    Eksperience ne CAD dhe MS eshte nje avantazh, si dhe aftesia per te lexuar projektet dhe specifikimet;
    Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarje për instalimet elektro elektrike;
    Njohuri të plotë të standarteve elektrike në fuqi;
    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në link:

    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    Afati i dorëzimit: 31.10.2025
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Rr. Tish Daija,
    Kompleksi Kika 2, Godina 3, kati 1, Tiranë
    [email protected]
Working...
X