Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialiste Rekrutimi

    Specialiste Rekrutimi
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Burime njerezore - HR
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 93 markete, 4 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
    Pozicioni: Specialiste Rekrutimi
    Departemanti: Burime Njerëzore
    Vendndodhja: Tiranë.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Planifikon dhe zbaton aktivitete për tërheqjen dhe rekrutimin e punonjësve në rrjetin e dyqaneve;
    Zhvillon strategjitë e rekrutimit dhe bën rekomandime të përshtatshme për menaxherët dhe mbikëqyrësit;
    Ekzekuton në mënyrë rigoroze planin e rekrutimit të kompanisë;
    Sigurohet që nevojat për staf të plotësohen në kohë sa me të shpejtë;
    Publikon njoftimet për vëndet vakante;
    Udhëheq procesin e orientimit të punonjësve të rinj me qëllim që të sigurohet integrimi i tyre efektiv në kompani;
    Përgatit dhe informon strukturat në lidhje me politikat dhe procedurat e Kompanisë;
    Kryen intervista për zgjedhjen e procesit, zbaton të gjitha testet e nevojshme të rekrutimit, krijon dhe menaxhon të dhënat e marra nga procesi i intervistimit (databaza);
    Ndjek të gjitha procedurat në lidhje me njoftimet dhe dokumentet të cilat duhet të përmbushin një punonjës dhe gjithashtu përditëson sistemin me ndonjë informacion të ri;
    Kërkon respektimin e afateve të këtyre procedurave nga të gjitha departamentet ne të gjithë rrjetin e Spar-it;
    Koordinon iniciativa për forcimin e imazhit të Punëdhënësit;
    Organizon dhe merr pjesë në panaire pune apo evente të tjera rekrutimi;
    Ndihmon në hartimin dhe zbatimin e projekteve dhe aktiviteteve sipas nevojës;
    Kërkesat:
    a. Edukimi:Arsim i lartë.
    b.Eksperiencat e punës: Minimumi 2 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
    c.Kualifikime të tjera: Njohuri te proceseve te Burimeve Njerezore;
    d. Aftesi të tjera:
    Aftësi shume të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
    Sistematik/e dhe i/e organizuar.
    I/e orientuar drejt rezultateve.
    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    [email protected] | www.spar.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X