Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Frontend Developer / React Native Developer

    Tirane, ofrohet vend pune Frontend Developer / React Native Developer
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Vore | CityPark | Megatek



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Informatike | Programim
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania ENOR Technologies shpk, e specializuar ne zhvillimin e Software, Website, Mobile App, Web Hosting dhe IT, ne kuader te zgjerimit te saj, kerkon te punesoje Frontend Developer me fokus kryesor në React Native.
    Pozicioni: Frontend Developer / React Native Developer
    Vendodhja: Vorë, Tiranë, Shqipëri
    Tipi i punës: Full Time
    Eksperienca: +3 vite eksperiencë
    Përshkrimi i pozicionit të punës:
    Ne jemi në kërkim të një Frontend Developer-i të talentuar për t’u bashkuar me ekipin tonë. Në këtë rol, do të jeni përgjegjës për krijimin dhe mirëmbajtjen e aplikacioneve tona web, duke siguruar një përvojë të shkëlqyer për përdoruesit.
    Detyrat:
    Zhvillimi i aplikacioneve web me teknologji si HTML5, CSS3, JavaScript dhe framework-e si React/Vue.
    Bashkëpunimi me ekipin e dizajnit për të implementuar dizajne të shkëlqyera.
    Optimizimi i performancës së aplikacioneve për pajisje të ndryshme.
    Rregullimi i gabimeve dhe përmirësimi i kodit ekzistues.
    Kualifikimet dhe Aftësitë:
    Eksperiencë komerciale e provuar si Frontend Developer të paktën për 3 vite në ndërtimin e frontend të aplikacioneve web.
    Njohuri të thella në HTML5, CSS3, JavaScript, Bootstrap, Ajax, DOM Manipulation dhe framework-et e njohura.
    Të ketë njohuri të thella dhe eksperiencë në libraritë dhe framework frontend në React / React Native dhe VueJS.
    Të ketë interese ne teknologji dhe deshire per te mesuar teknologji te reja.
    Aftësi të mira në komunikim dhe punë në ekip.
    Aftësi për të krijuar kod të pastër dhe të strukturuar, duke respektuar parimet DRY dhe S.O.L.I.D.
    Njohuri të mira në parimet e dizajnit responsiv.
    Njohuri të mira të anglishtes, si në shkrim ashtu edhe në të folur. (Gjuhë të tjera përbejnë avantazh)
    Aftësi të forta komunikimi dhe një sy të mprehtë për detajet.
    Ofrojmë:
    Ambient të këndshëm dhe bashkëpunues pune.
    Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë.
    Kontratë të rregullt pune, pagesë të kënaqshme, siguracione shoqërore dhe shëndetsore, përfitime bonus në bazë të përfomancës. dhe transport i paguar.
    Si aplikohet:
    Plotësoni formularin në këtë link https://www.enor.al/karriera/frontend-developer/ ose dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi në [email protected] deri më 10.10.2025.
    Ne jemi një punëdhënës i barabartë dhe inkurajojmë aplikimet nga të gjithë individët, pavarësisht nga raca, ngjyra, besimi, gjinia ose orientimi seksual.
    Faleminderit dhe presim aplikimin tuaj!
    Cel. : +355696000011
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X