Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Burime Njerezore

    Tirane, ofroj vend pune Burime Njerezore
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    11 Laprake | Spitali ushtarak | ish Dogana



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Burime njerezore - HR
    Gjuha
    anglisht
    Kolegji Universitar i Biznesit (KUB) është institucion i arsimit të lartë jo-publik në Shqipëri,
    me një eksperiencë mbi 10 vjeçare në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri shpall vend vakant për pozicionin Burime Njerëzore.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    - Mbështet përditësimin e vazhdueshëm të të dhënave të stafit akademik dhe administrativ në databazën përkatëse të institucionit.
    - Ndihmon në kërkime për rekrutime të reja që përputhen me nevojat akademike dhe administrative të universitetit.
    - Kërkon mundësi trajnimi, seminare, konferenca dhe evente që kontribuojnë në zhvillimin profesional të stafit dhe përputhen me objektivat institucionale.
    - Kryen raportime të rregullta për nevoja të zyrës së burimeve njerëzore ose zyrave të tjera drejtuese.
    - Adreson shqetësimet e stafit tek eprorët kur është e nevojshme.
    - Kujdeset për kërkesat e stafit dhe ndjek zgjidhjen e tyre me strukturat drejtuese përkatëse.
    - Ndjek procedurat e largimit nga puna, duke siguruar plotësimin e dokumentacionit dhe informacionit të nevojshëm për mbylljen korrekte të marrëdhënies së punës.
    - Asiston në organizimin dhe komunikimin e trajnimeve të brendshme për stafin.
    - Regjistron me saktësi të dhënat e orareve dhe mungesave të stafit në formatin zyrtar dhe i dorëzon ato tek drejtuesit.
    - Menaxhon blerjen dhe shpërndarjen e materialeve të zyrës/kancelarive sipas nevojave të stafit akademik dhe administrativ.
    - Koordinon procesin e aplikimit dhe miratimit të lejeve vjetore për stafin.
    Kualifikime:
    -Të ketë përfunduar arsimin e lartë.
    - Eksperiencë e mëparshme pune në Burime Njerëzore
    - Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze
    - Aftësi shumë të mira komunikimi dhe etikë institucionale
    - Kërkuese dhe me iniciative për prurje idesh të reja në zyrë
    - Mosha e preferuar mbi 30 vjeçe.
    - Njohuri shumë të mira të legjislacionit të punesimit (për marrëdheniet e punës)
    - Njohuri shumë të mira të Paketës Microsoft Office (Excel, Word, Power Point)
    - E aftë të punojë në grup por edhe në mënyrë individuale.
    - Integritet, besim, përpikmeri
    Dokumentat e nevjoshme:
    CV
    Kualifikime
    Dërgoni aplikimin tuaj në [email protected] deri në datën 🗓 09 Shtator 2025.
    Kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë në datën 10 Shtator 2025
     
    Apply
Working...
X