Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Marketingu
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Marketing
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    FRIGOALB Shpk, , Kerkon te punesoje :​
    MENAXHER
    ​FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE​
    Menaxheri i dhe shitjeve ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut, hartimin e plan buxhetit, ​
    menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin kontratash, si dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve.​
    DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË​
    Të krijojë dhe propozojë te bordi strategjik strategji marketingu;
    Hartimin e fushatave sezonale për rritjen e shitjeve;
    Njohja e realitetit shqiptar me qëllim përshtatjen e strategjive dhe fushatave të marketing;
    Të krijojë mardhënie bashkëpunimi me agjensi publicitare;
    Të ketë njohuri në DIGITAL MARKETING;
    Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut, ndjekja dhe realizimit të tij;
    Drejton grupin në realizimin e objektivave;
    Përfaqësimi i kompanise në evente dhe media të ndryshme;
    Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;
    Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të ҫmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton ato Bordit;
    Përgatit plan media- për të marketuar sa më shumë brandin e kompanisë; Zhvillimin dhe përmiresimin e njohjes së Brand-it;
    Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase e të gjitha mënyrave të mundshme për të bërë marketing;
    Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
    Organizimi i promocioneve të vazhdueshme si element taktike për të rritur shitjet; organizimi i aktiviteteve sezonale për të rritur shitjet;
    Krijon sherbime dhe paketa te reja;
    Ndan detyrat dhe përgjegjesitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurter dhe afat vjetor;
    KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA​
    Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë (e preferueshme në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi);​
    Eksperiencë Pune: Të paktën 2 vjet përvojë profesionale, përbën përparësi përvoja në Biznes;​
    Aftësi:​
    Aftësi për studimin e tregut;
    Aftësi për të matur rikthimin e investimeve të bëra në marketing;
    Aftësi komunikimi dhe krijimi i marrdhënieve të bashkëpunimit me klientët;
    Aftësi krijuese;
    Njohuri të mira të gjuhës angleze;
    Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;
    Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën [email protected]
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.​
     
    Apply

    WhatsApp

    Tel: 0692067437
Working...
X