Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Asistent Shitjesh ne gjuhen Gjermane ne zyre Operator Turistik

    Asistent Shitjesh ne gjuhen Gjermane ne zyre Operator Turistik


    Kompania: Albania DMC
    Pozicioni: Asistent Shitjesh ne gjuhen Gjermane
    Lokacioni: Tirane
    Lloji i punës: Full-time; E hene - E premte, nga ora 09:00 - 17:30


    Rreth Nesh
    Ne jemi një operator turistik inbound i specializuar në organizimin e udhëtimeve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, duke bashkëpunuar me kompani turistike ndërkombëtare. Synimi ynë është promovimi i destinacioneve turistike tek tregu gjerman dhe zgjerimi i bashkëpunimit me partnerët nga Gjermania, Austria dhe Zvicra.


    Detyrat Kryesore
    • Promovimi i programeve turistike të kompanisë tek agjencitë dhe operatorët turistikë gjermanë
    • Asistencë në përgatitjen dhe dërgimin e ofertave për partnerët gjermanofolës
    • Mbajtja e komunikimit të rregullt me klientët ekzistues dhe partnerë të rinj
    • Pjesëmarrja në panaire dhe takime ndërkombëtare në fushën e turizmit
    • Hulumtim tregu dhe mbajtja e bazës së të dhënave të klientëve (CRM)

    Kërkesat
    • Njohuri shumë të mira në gjuhën gjermane (niveli B1/B2) dhe të mira në anglisht
    • Me ose pa eksperience pune
    • Përvoja në shitje ose në turizëm është avantazh
    • Aftësi të mira komunikimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh profesionale
    • Organizim, iniciativë dhe dëshirë për të punuar në ekip

    Ne Ofrojmë
    • Mundësi zhvillimi profesional
    • Ambient pune dinamik dhe motivues
    • Pjesëmarrje në trajnime, takime dhe panaire turistike
    • Mundësi për karrierë dhe rritje në sektorin e turizmit

    Vendi i Punës: Tirane
    Orari i Punës: E hene - E premte, nga ora 09:00 - 17:30

    📩 Aplikimet: Në adresën: [email protected]
Working...
X