Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Strukturist

    Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Strukturist
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Inxh. Ndertimi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    VEGA Energy, pjesë e VEGA Group, është një nga kompanitë lider në Shqipëri në fushën e projektimit, zhvillimit dhe ndërtimit të parqeve fotovoltaike.
    Ekipi ynë profesional ofron zgjidhje të integruara EPC (Inxhinieri, Prokurim, Ndërtim), duke garantuar cilësi të lartë, efikasitet dhe besueshmëri për klientët tanë.
    Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, kompania është në kërkim të një Inxhinier Strukturist.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Projekton dhe zhvillon vepra civile në parqet fotovoltaike: bazamente të strukturave mbajtëse, rrugë teknike, kanale ujëmbledhëse, ndërtesa ndihmëse etj.
    Kryen llogaritjet statike dhe dinamike sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare (Eurocode).
    Përgatit vizatime teknike dhe dokumentacion shoqërues për fazën e projektimit dhe zbatimit.
    Jep asistencë teknike gjatë fazës së ndërtimit dhe jep zgjidhje inxhinierike për problematika të hasura në terren.
    Bashkëpunon ngushtë me ekipin e inxhinierëve elektrikë/mekanikë për integrimin e plotë të veprave civile me instalimet fotovoltaike.
    Kualifikimet:
    Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi – Struktura.
    Përvojë pune të ngjashme në projektim ose zbatim strukturor (avantazh përvojë në energji/infrastrukturë).
    Njohuri shumë të mira të PVCase dhe AutoCAD.
    Njohuri shumë të mira të programeve të tjera strukturale (ETABS, SAP2000, Robot, etj.)
    Njohuri të standardeve Eurocode.
    Aftësi analitike dhe të menduarit kritik për gjetjen e zgjidhjeve.
    Aftësi komunikimi dhe pune në grup.
    Disponueshmëri për udhëtime në terren.
    Shënime:
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: [email protected] me subjekt “Inxhinier Strukturist”.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
     
    Apply

    Rruga Ndre Mjeda, Tirane


    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen
    dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
Working...
X