Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Durres, ofroj vend pune Drejtor Finance

    Durres, ofroj vend pune Drejtor Finance
    Durres

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    deKoll sh.p.k. është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
    Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat PintoColor dhe produktin e polisterolit Termax.
    Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon të punësojë : Drejtor Finance
    Përgjegjësitë kryesore:
    Drejtimi i përgjithshëm i departamentit të financës
    Menaxhimi i marrëdhënieve me institucionet shtetërore në aspektin fiskal dhe ligjor
    Pergatitja e pasqyrave financiare vjetore
    Mbikëqyr dhe menaxhon ekipin financiar për të siguruar funksionimin e qetë të proceseve financiare,përfshirë kontabilitetin, faturimin dhe raportimin financiar.
    Analizon performancën financiare të kompanisë dhe rekomandon përmirësime.
    Siguron që të gjitha aktivitetet financiare janë në përputhje me ligjet dhe rregulloret përkatëse.
    Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshëm, sipas formateve të kërkuara dhe të prodhuara nga kompania dhe legjislacioni në fuqi.
    Mbikëqyrja e proceseve të kontabilitetit, raportimit financiar dhe kontrolleve të brendshme.
    Përgatitja e raporteve mujore, tremujore dhe vjetore financiare, sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit (SKK/IFRS).
    Kontrolli dhe analizimi i kostove të prodhimit për të rritur efikasitetin dhe për të optimizuar shpenzimet.
    Aftësitë dhe kualifikimet:
    Diplomë në Financë, Kontabilitet, ose një fushë të ngjashme
    Përvojë minimale prej 5 vjetësh në një rol udhëheqës financiar.
    Aftësi për të bashkëpunuar dhe komunikuar në mënyrë efektive me menaxhmentin e lartë dhe palët e jashtme.
    Njohuri te mire te gjuhes Angleze.
    Njohuri te sistemit Navision
    Mund te aplikoni duke:
    Dërguar CV në adresën [email protected]
    Dërguar CV në WhatsApp ne numrin 0694058797
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X