Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shitëse & Sistemues/e, Kodra e Diellit

    Shitëse & Sistemues/e, Kodra e Diellit
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    5 Selite | Kodra e Diellit



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Shites/e | Kasier/e
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 91 markete, 4 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.
    Pozicioni: Shitëse & Sistemues/e, Kodra e Diellit.
    Departamenti: Departamenti Operacional
    Vendodhja: Tiranë.
    Përmbledhja e Pozicionit: Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi;Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në sistemimin e produkteve në banak dhe shitjen e tyre në të gjithë hapësirën promocionale që i përket departamentit.
    Detyra dhe Përgjegjësi:
    - Njohja shumë e mirë e produkteve dhe e funksionit të tyre, magazinës së sektorit të tij/saj dhe e gjithë dyqanit në tërësi;
    - Mbajtja pastër dhe e rregullt e banakëve dhe magazinës;
    - Kontrolli i produkteve para se të ekspozohen duke u siguruar se etiketat, barkodet, çmimet, etj. janë brenda standardeve të shitjes;
    - Mbajtja e datave të skadencës të sektorit përkatës;
    - Prezantimi i produkteve specifike duke i mirëmbajtur testerat;
    - Marrja pjesë në inventaret e sektorit;
    - Zotërimi i njohurive të gjëra për stokun aktual të sektorit përkatës;
    - Mirësjellja dhe komunikimi i duhur me klientët dhe kolegët, etj.
    Kërkesat:
    a. Edukimi:Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme.
    b.Eksperiencat e punës: Preferohet te kete eksperiencë të ngjashme pune.
    d. Aftesi të tjera:
    -Aftësi për te punuar në skuadër;
    -Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
    -Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.
    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit [email protected] ose te kontaktojne whatsapp 0684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.spar.al
    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X