Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier komercialist

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier komercialist
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    7 Myslym Shyri | Drejtoria Policise



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. Elektrike | ElektronikeInxh. NdertimiMarketingMekanikTopografi | Gjeodezi
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Kompania “CMC GROUP”, e cila ushtron aktivitetin në tregtimin dhe distribucionin e materialeve të cilësisë së lartë, për përdorim në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturës, kërkon të punësojë një Inxhinier komercialist, për zyrën e saj në Tiranë.
    Detyrat
    * Analizon potencialin e tregut, identifikon dhe kontakton klientët e rinj – njëkohësisht duke koordinuar me zyrat qëndrore të kompanisë ndërtimin e një rrjeti klientësh.
    * Përgjegjës për procesin e rritjes së numrit të klientëve të rinj dhe ruajtjes së marrëdhënieve me klientet ekzistues;
    * Vendos dhe bën azhornime mujore të tregut/klientëve, të rinj e ekzistues, me qëllim ruajtjen e marrëdhënieve me klientët për identifikimin e perspektivave të reja dhe realizimin e objektivave të shitjeve;
    * Ndjek proçeset nga marrja e porosive deri tek dorëzimi, për të siguruar thjeshtësi, saktësi dhe shpejtësi në ekzekutimin e kontratave.
    * Përgatit ofertat tekniko-ekonomike sipas cilësive dhe sasive të kërkuara nga klientët.
    * Menaxhon marrëdhëniet me furnitoret kryesorë duke ndjekur nga afër ofertat e reja,cilesinë, afatet e dorëzimit, termat e transportit, etj, në mënyrë që të sigurohet një bashkëpunim i frytshëm në përputhje me marrëveshjet me klientët;
    * Ndjekje e rregullt e ecurisë “pas shitjes” në mënyrë që ti garantohet një përvojë e shkëlqyer klienteve (ekzistues ose të rinj), për të fituar besimin dhe bashkëpunimin e tyre në vazhdimësi;
    * Propozim dhe zbatim i skemave nxitëse komerciale, trajnimeve, prezantimeve, për rritjen e numrit të klienteve dhe bashkëpunëtorëve.
    * Merr pjesë në trajnime, konferenca, panaire për t'u përditësuar me zhvillimet më të fundit mbi produktet, sektorin, inovacionet, zgjidhjet, sistemet etj. Dëshirë për të zhvilluar aftësitë e nevojshme për të qenë në gjendje të përballet me sfidat e reja të tregut dhe qëllimet e reja të kompanisë.
    Kualifikimet
    * Të ketë kryer arsimin e lartë ne nivelin Bachelor ose Master në profil Inxhinierik;
    * Eksperienca mbi një vit në rolet e menaxhimit të shitjeve përbën avantazh;
    * Eksperienca minimale në fushën inxhinierike, përbën një avantazh;
    * Njohje e mirë e gjuhës angleze, gjuha e dytë përbën avantazh;
    * Njohje e mirë e paketës Microsoft Office;
    * Komunikim i qartë dhe konstruktiv, aftësi negociuese, dhe aftësi të menduarit analitik dhe kritik;
    * Aftësi për të punuar në mënyre të pavarur dhe për të realizuar detyrat brenda afateve të përcaktuara.
    Shënime
    * Për të aplikuar në këtë pozicion pune, personat e interesuar duhet të dergojne CV-në e detajuar në shqip, në adresën: [email protected]
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
    Suksese!
     
    Apply
Working...
X