Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune HSE Officer

    Tirane, ofroj vend pune HSE Officer
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    InxhinieriInxh. Elektrike | ElektronikeInxh. Ndertimi
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.
    Pozicioni: HSE Officer
    Përshkrimi i Punës
    Specialisti HSE është përgjegjës për zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave dhe procedurave të shëndetit, sigurisë dhe mjedisit në kompani. Ky rol siguron që të gjitha aktivitetet e punës të kryhen në përputhje me ligjet dhe standardet përkatëse, duke mbrojtur punonjësit, kontraktorët dhe mjedisin.
    Detyrat e përgjithshme të rolit:
    Harton, zbaton dhe monitoron politikat dhe procedurat HSE në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe standardet ndërkombëtare.
    Kryen trajnime dhe sensibilizime për punonjësit mbi shëndetin, sigurinë dhe mbrojtjen e mjedisit.
    Inspekton rregullisht vendet e punës dhe identifikon rreziqet potenciale, duke propozuar masa parandaluese.
    Regjistron dhe heton aksidentet, incidentet dhe ngjarjet e afërta, si dhe përgatit raporte analitike.
    Koordinon me drejtuesit e projekteve për zbatimin e planeve të sigurisë dhe planeve të emergjencës.
    Monitoron përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale (PPE) dhe siguron standardet e duhura të mbrojtjes.
    Ndjek inspektimet nga autoritetet shtetërore dhe siguron përmbushjen e rekomandimeve të tyre.
    Promovon kulturën e sigurisë dhe përmirësimit të vazhdueshëm në kompani.
    Kriteret dhe kualifikimet:
    Diplomë e nivelit Bachelor ose Master në Inxhinieri.
    Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e HSE në sektorë të ndërtimit, energjisë.
    Njohuri të legjislacionit dhe standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare për HSE.
    Aftësi për të hartuar procedura, raporte dhe dokumentacion teknik.
    Aftësi të mira komunikimi, trajnimi dhe punë në grup.
    Njohuri të gjuhës angleze.
    Leje drejtimi e kategorisë B
    Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën [email protected], duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
    Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale
     
    Apply
Working...
X