Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Sarande, ofroj vend pune Magazinier/e

    Sarande, ofroj vend pune Magazinier/e
    Sarande

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Magazinier/e
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    EnBi Power shpk e themeluar në shtator 2004, operon kryesisht në fushën elektrike në ndërtim, rikonstruksion, mirëmbajtje për prodhimin, transformimin, transmetimin, matjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike në rrjetet e tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.
    Pozicioni:Magazinier/e Kantieri
    Vendodhja: Piqeras
    Lloji I punës: Full Time
    Qëllimi i pozicionit:
    Të sigurojë administrimin, ruajtjen dhe shpërndarjen efikase të materialeve, pajisjeve dhe veglave të punës në kantier, duke garantuar regjistrim të saktë dhe furnizim të vazhdueshëm për punimet.
    Detyrat kryesore:
    Pranimi i materialeve në kantier dhe kontrolli i tyre sipas dokumentacionit shoqërues (fatura, porosi, udhëzime transporti).
    Regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve të materialeve në regjistër ose sistem elektronik.
    Organizimi dhe sistemimi i stokut në mënyrë të sigurt dhe të rregullt.
    Shpërndarja e materialeve, pajisjeve dhe veglave sipas kërkesave të ekipeve të punës.
    Inventarizimi periodik i stokut dhe raportimi i nevojave për rimbushje.
    Sigurimi i kushteve optimale për ruajtjen e materialeve dhe pajisjeve.
    Zbatimi i masave të sigurisë dhe higjienës në zonën e magazinës.
    Kualifikimet e kërkuara:
    Preferohet përvojë e mëparshme si magazinier.
    Njohuri bazë mbi materialet dhe pajisjet e ndërtimit nese ka.
    Aftësi organizative dhe kujdes ndaj detajeve.
    Përgjegjshmëri dhe integritet në menaxhimin e stokut.
    Aftësi për të punuar në kushte terreni dhe në grup.
    Kushtet e punës:
    Puna zhvillohet në kantier ndërtimi.
    Orar i plotë pune, sipas nevojave të projektit.
    Nëse jeni të interesuar, dërgoni CV-në tuaj në adresën [email protected] ose ne nr. e kontaktit 0698520799, duke specifikuar pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
    Ju informoj se do të kontaktohen vetëm aplikantët, të cilët plotësojnë kriteret e mësiperme.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X