Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Associate Program Manager

    Associate Program Manager
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    ArkitektureInxh. Ndertimi
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Balfin Development, pjesë e Grupit BALFIN, është një nga kompanitë kryesore investuese në zhvillimin e projekteve në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit.
    Historia jonë e suksesit përfshin zhvillimin e disa prej projekteve më të mëdha në Shqipëri dhe ripërcaktimin e zhvillimit të luksit në të gjithë vendin dhe rajonin. Portofoli ynë përfshin projekte prestigjioze rezidenciale, turistike, industriale dhe komerciale, si Green Coast Resort & Residences, Vala Mar Residences, Rolling Hills Luxury Residences, etj. Balfin Development ka vendosur standardet e tregut duke përmirësuar ndjeshëm stilin e jetës në komunitet.
    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.
    Pozicioni: Ndihmës Menaxher Programi
    Vendndodhja: Tiranë
    Përmbledhja e Pozicionit: Ofron ekspertizë dhe mbështetje për monitorimin e ecurisë së programit dhe ekzekutimin e proceseve të inicuara nga Menaxheri i Programit. Ai është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve, resurseve dhe palëve të përfshira në projekte në bashkëpunim me Menaxherin e Programit duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e cilësisë, buxhetit dhe sigurisë në punë. Në kryerjen e këtyre detyrave ai menaxhon, koordinon, monitoron, organizon dhe raporton të gjitha proceset e inicuara nga Menaxheri i Programit në mënyrë që programi të arrijë objektivat strategjike, të arrijë rezultate të suksesshme dhe të tejkalojë pritshmëritë e klientit.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore: ​
    Ekzekuton dhe monitoron ecurinë e proceseve të programit në mënyrë që të arrihen objektivat strategjike, duke zbatuar me rigorozitet kërkesat e buxhetit, kërkesat kohore dhe standardet e cilësisë;​
    Bashkëpunon me Menaxherin e Programit për të kuptuar kërkesat e programit, objektivat, materialet e nevojshme dhe për të raportuar ecurinë e proceseve;​
    Monitoron realizimin e objektivave, proceset e projektimit, proceset e oponencave, proceset e përgatitjes së dokumentacioneve ligjore për miratimin dhe zbardhjen e lejeve të ndërtimit, duke mbajtur korrespondencë dhe duke dokumentuar me shkrim të gjithë informacionin e mbledhur;​
    Përgatit raporte periodike në formatin e standardizuar (Microsoft Project), në lidhje me ecurinë e zhvillimeve ndërtimore, duke realizuar vizita në terren sipas një frekuence dhe grafiku të miratuar;​
    Mbështet Menaxherin e Programit për raportet financiare dhe jo-financiare, për të gjeneruar zgjidhje ose përmirësime;​
    Mbështet përgatitjen e dosjeve të ndryshme tekniko-ligjore për kolaudimin dhe hipotekimin e objektit​
    Bashkëpunon me departamentet e tjera të përfshira në proces për ndjekjen teknike të projekteve;​
    Evidenton problematikat në progresin dhe zhvillimin e projekteve të programit dhe propozon masa korrektuese te Menaxheri i Programit;​
    Mbështet përgatitjen e grafikëve të punimeve dhe monitoron realizimin e tyre brenda afateve të përcaktuara;​
    Monitoron ecurinë e të gjitha kontratave të lidhura midis SPV-së së Programit dhe aktorëve/partnerëve/palëve të përfshira në kontrata​
    Monitoron marrëdhëniet kontraktuale me pronarët e truallit përkundrejt pretendimeve apo kërkesave që ata mund të kenë ndaj investitorëve;​
    Mbështet në përgatitjen e buxhetit të projekteve, kur është e nevojshme;​
    Monitoron realizimin e projekteve sipas Planit të Biznesit dhe bën përditësimin e tij;​
    Siguron dokumentimin e të gjitha fazave të projektit;​
    Vlerëson vazhdimisht mundësitë për përmirësimin e procesit, rritjen e inovacionit dhe optimizimin e kostos, për të rritur cilësinë e projektit dhe kënaqësinë e klientit;​
    Kryen detyra të tjera të ngarkuara nga supervizori.​
    Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi, Menaxhim, Financë-Bankë
    Kualifikime të tjera:​
    Të ketë të paktën 7 vite eksperiencë pune në projektim / menaxhim projektesh ndërtimore;​
    Të ketë njohuri për proceset e lejeve të ndërtimit, dokumentacionit ndërtimor dhe materialeve të ndërtimit;​
    Të ketë eksperiencë në përgatitjen dhe ndjekjen e Biznes Planeve;​
    Aftësi të forta komunikimi verbale dhe të shkruara për të ndërvepruar në mënyrë efektive me anëtarët e ekipit, palët e interesuara etj;​
    Të ketë aftësi shumë të mira për të monitoruar, dokumentuar, dhe përpiluar raporte në mënyrë eficente dhe lehtësisht të kuptueshme;​
    Të ketë njohuri shumë të mira për përdorimin e programeve si WORD, EXCEL, POWERPOINT, CAD, ETC (përbën avantazh përdorimi i mirë i MR-PROJECT ose PRIMAVERA);​
    Njohja me metodologjitë, mjetet dhe teknikat e menaxhimit të projektit.​
    Aftësi për të menaxhuar detyra dhe prioritete të shumta njëkohësisht, duke siguruar që afatet janë përmbushur dhe burimet janë shpërndarë në mënyrë efikase;​
    Aftësi për të punuar në mënyrë efektive brenda një mjedisi ekipor, duke bashkëpunuar me anëtarët e ekipit dhe palët e interesuara për të arritur qëllimet e projektit;​
    Gatishmëria për t'iu përshtatur kërkesave dhe rrethanave në ndryshim të projektit, dhe aftësia për të ofruar ndihmë dhe kontribut për të arritur objektivat e projektit.​
    Mënyra e aplikimit: ​Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në linkun: https://balfindevelopment.zohorecru....rce=CareerSite
    Afati i aplikimit: 26/08/2025
    Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​
     
    Apply

    WhatsApp

    Balfin DEVELOPMENT
    +355 44523200 | [email protected]
    St. Tish Daija, KIKA 2 Residence,
    Building no. 3, 1st floor, Tirana, Albania
Working...
X