Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune

    Tirane, ofroj vend pune
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Menaxher Departamenti per materialet mjekesore:
    Përshkrimi I punës:
    Koordinon, organizon punën në departament;
    Reflekton siguri tek klienti;
    Analizimi i trendeve të tregut, konkurrencës dhe nevojave të mjekëve dhe pacientëve;
    Koordinimi me ekipet rregullatore për të siguruar suksesin e produktit;
    Identifikon klientët strategjikë të cilët operojnë në zonën të cilën menaxhojnë;
    Planifikon, klasifikon aktivitetin e shitjeve dhe kontaktet me klientët për të arritur qëllimet e biznesit duke përfshirë kostot dhe shitjet;
    Mirëmban dhe zhvillon mundësitë me klientët ekzistues dhe të rinj nëpërmjet propozimeve të përshtatshme dhe teknikave etike të shitjes. Mban lidhjet e nevojshme për të optimizuar cilësinë e shërbimit, rritjen e biznesit dhe arritjen e kënaqësisë së klientit;
    Analiza e të dhënave mbi shitjet;
    Ndjek dhe monitoron agjendën e takimeve të stafit duke u siguruar që janë efikase dhe me rezultat.
    Merr informacion në kohë reale për nevojat e tregut dhe bashkëpunon me të gjithë pjesëtarët e ekipit për plotësimin e tyre;
    Mban dokumente që përshkruajnë protokollet, politikat, standardet për përdorim, mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve mjekësore;
    Merr trajnime të vazhdueshme lidhur me të rejat mbi pajisjet e materialet mjekësore dhe kujdeset që i gjithë stafi i tij të jetë i trajnuar, kualifikuar dhe update-uar sipas standarteve të kërkuara;
    Detyra të tjera të ngarkuara nga menaxheri përkatës;

    Kerkesat:
    Ø Të ketë mbaruar universitetin në profilin mjekësor ose fusha të ngjashme;
    Ø Të ketë njohuri mbi industrinë e materialeve mjekësore;
    Ø Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet në menaxhimin e një team-i shitjesh;
    Ø Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërmjetësimi;
    Ø Të jetë i/e aftë për të punuar në grup;
    Ø Aftësi organizative dhe leadership-i;
    Ø Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze;
    Ø Të zotërojë patentë klasi B;
    Adresa e punes: Rr.Sami Frasheri, Tirane;
    Orari: hene-premte 08.00-16.30;
    Zbatohet Kodi i Punes ne lidhje me kontraten e punes, pushimet vjetore, festat zyrtare, etj;
    Paga 130,000-150,000 neto+ Bonus për shitjet
     
    Apply

    Ju informojme se te dhenat tuaja personale te derguar ne agjencine tone, ruhen konform ligjit nr 9887,
    percaktuar nga Kuvendi I Shqiperise “Per mbrojtien e te Dhenave Personale”
    Adresa: Ne hyrje te Rruges se Durresit, perballe me Ish Kafe: Flora,
    100 metra me poshte ( pallati pa e kaluar Embeltore Behari-n), siper Bar: Rio.
    Tel/fax: 0 44 807 167
    E-mail: [email protected]
    Web:www.albapunesim.al
Working...
X