Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Shërbimit të Klientit për degët e Tiranës

    Tirane, ofrohet vend pune Specialist i Shërbimit të Klientit për degët e Tiranës
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Sherbim Klienti
    Rreth nesh
    ECFA sha është një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
    Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozitën e Specialist i Shërbimit të Klientit për degët e Tiranës.
    Përshkrimi i detyrave
    √ Procesimi i aplikimeve për kredi në degë duke ushtruar proceset e kontrollit dhe vlerësimit të përcaktuara nga kompania.
    √ Vlerësimi i dokumentacionit të paraqitur nga Klienti.
    √ Organizimi i dosjes së kredisë dhe paraqitja e rastit për aprovim sipas kritereve të përcaktuara në procesin e kredidhënies.
    √ Menaxhimi i kërkesave të ndryshme të klientëve në lidhje me informacionin dhe proceset e kredisë së marrë prej tyre.
    √ Kryerja e transaksioneve të kesh-it për pagesat e kredive të procesuara dhe menaxhimi i arkës sipas standarteve të duhura.
    √ Shërbimi i klienteve në degë duke u kujdesuar për kërkesat e tyre dhe adresimin e duhur të problematikave të raportuara sipas proceseve të brendshme të shoqerisë.
    Kërkesat kryesore
    √ Diplomë Universitare.
    √ Aftesi të shkëlqyera komunikimi (verbale dhe në të shkruar).
    √ Eksperiencë në sektorin e shërbimit të klientit për të paktën 1 vit.
    √ Aftësi të forta në identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
    √ Aftësi analitike dhe i vëmendshëm ndaj detajeve.
    √ Profesionalisht i aftë për përdorimin e Microsoft Office Suite, Outlook dhe Excel.
    √ Menaxhues i shkëlqyer i kohës dhe me aftësi për të vënë prioritet e duhura në përmbushjen e disa detyrave njekohësisht.
    Benefitet
    √ ECFA sha dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron
    √ Institucioni ECFA sha përveç pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:
    Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat
    Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
    Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese
    Instruksione mbi aplikimin
    Nese ju e vlerësoni veten si kandidatin e duhur që mund të ndihmojë në rritjen e kulturës së kompanisë, ju lutem dërgoni CV tuaj në linkun:

     
    Apply

    [email protected] | www.kredo.al
Working...
X