Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Fier, ofrohet vend pune shitës/shitëse

    Fier, ofrohet vend pune shitës/shitëse
    Fier

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Sherbim KlientiShites/e | Kasier/e
    ZHAKLIN SERVIS sh.p.k. – një nga kompanitë lider në tregun shqiptar të pjesëve të këmbimit për pajisje elektro-shtëpiake dhe pajisje profesionale – është në kërkim të një punonjësi për shërbim ndaj klientit në filialin tonë në Fier, me orar të plotë pune.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:​
    Komunikimi me klientët për të ofruar mbështetje dhe zgjidhje efikase për nevojat e tyre;
    Përgjigjja profesionale ndaj telefonatave, e-maileve dhe kërkesave të tjera të klientëve;
    Menaxhimi i porosive dhe ndjekja e procesit të dërgesës;
    Bashkëpunimi me ekipin për të garantuar një përvojë të shkëlqyer për klientët.
    Kërkesat:​
    Njohuri bazë të programeve kompjuterike (Word, Excel, e-mail);
    Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi;
    Përkushtim, përgjegjshmëri dhe sjellje profesionale.
    Çfarë ofrojmë:​
    Pagesë konkurruese, me mundësi të shkëlqyera për zhvillim dhe avancim profesional;
    Kontratë pune afatgjatë;
    Mjedis pune mbështetës, dinamik dhe inovativ;
    Trajnime dhe mundësi rritjeje brenda kompanisë.
    Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në adresën e e-mailit më poshtë ose të na kontaktojnë për më shumë informacion.
    Ju faleminderit për interesimin!
    ZHAKLIN SERVIS sh.p.k.
    Rruga Dritan Hoxha, Ndërtesa 147,
    Tiranë 2023, Albania
    NIPT: L07323206C
    Cel. +355 67 200 2909
    Cel. +355 67 203 8156

    E-mail: [email protected]
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X