Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune

    Tirane, ofroj vend pune
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    Pozicione Vakante – Poliklinika Mjekësore Barleti​
    Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve, Poliklinika Mjekësore Barleti, një institucion shëndetësor bashkëkohor dhe me standarde të larta, shpall këto pozicione të lira pune
    Stomatolog/e
    Infermier/e
    Recepsionist/e – Arkëtar/e
    Medical Representative – Institutional
    Medical Representative – Territorial Sales
    Menaxher Media Sociale – Barleti International Healthcare
    🗓 Afati i fundit për aplikim: 15 Gusht 2025, ora 16:00 Aplikimet dërgohen në: e- mail ( [email protected] )
    Vendndodhja: Godina LAKE – GENER 2 VIEW, Rr. Kristo Luarasi, pranë Liqenit Artificial, Tiranë
    1. Pozicioni: Stomatolog/e​Përgjegjësi kryesore:
    Ofrimi i shërbimeve stomatologjike në përputhje me standardet mjekësore dhe etike të institucionit.
    Vlerësimi klinik dhe diagnostikimi i pacientëve.
    Hartimi dhe ndjekja e planit të trajtimit individual për çdo pacient.
    Bashkëpunimi me mjekët dhe stafin ndihmës për një kujdes të integruar shëndetësor.
    Kualifikime dhe aftësi:
    Diplomë e përfunduar në Stomatologji dhe licencë aktive për ushtrimin e profesionit.
    Eksperiencë pune në fushë (e preferueshme).
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim ndaj pacientit.
    Etikë profesionale dhe përkushtim ndaj cilësisë së shërbimit.

    2. Pozicioni: Infermier/e​Përgjegjësi kryesore:
    Asistimi i mjekëve në procedurat mjekësore dhe stomatologjike.
    Monitorimi i parametrave jetësorë dhe kujdesi ndaj pacientëve.
    Menaxhimi i dokumentacionit shëndetësor dhe ndjekja e protokolleve të sigurisë.
    Mbështetje në procesin e edukimit dhe sensibilizimit të pacientëve.
    Kualifikime dhe aftësi:
    Licencë aktive si infermier/e.
    Kandidatë me eksperiencë të kufizuar ose në ndjekje të ciklit Master.
    Aftësi të shkëlqyera bashkëpunuese dhe komunikimi.
    Motivim për të mësuar dhe zhvilluar karrierë në një ambient profesional.
    3. Pozicioni: Recepsionist/e – Arkëtar/e​Përgjegjësi kryesore:
    Pritja dhe orientimi i pacientëve me mirësjellje dhe profesionalizëm.
    Regjistrimi i vizitave dhe menaxhimi i dokumentacionit shëndetësor.
    Administrimi i pagesave dhe raportimeve financiare ditore.
    Bashkëpunimi me stafin mjekësor dhe administrativ për rrjedhën e duhur të shërbimit.
    Kualifikime dhe aftësi:
    Eksperiencë e mëparshme në pozicione të ngjashme (preferohet).
    Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit dhe programeve të punës.
    Aftësi të mira komunikuese, organizative dhe për menaxhimin e të dhënave.
    Qëndrim profesional, korrektësi dhe etikë në punë.
    4. Pozicioni: Medical Representative – Institutional​Qëllimi i rolit:
    Zhvillimi dhe menaxhimi i marrëdhënieve institucionale me mjekë referues, organizata publike e private, kompani dhe partnerë strategjikë.
    Detyrat kryesore:
    Promovimi i shërbimeve të poliklinikës pranë institucioneve dhe rrjeteve profesionale.
    Negocimi dhe koordinimi i kontratave për shërbimet e “Shëndetit në Punë”.
    Organizimi i eventeve informuese dhe takimeve ndër-institucionale.
    Menaxhimi i marrëdhënieve dhe ndjekja e performancës me klientët institucionalë.
    Kualifikime:
    Diplomë në shkenca mjekësore, farmaci, menaxhim ose fusha të ngjashme.
    Eksperiencë në shitje B2B ose promovim shëndetësor.
    Aftësi shumë të mira negocimi, prezantimi dhe komunikimi profesional.
    Njohuri të legjislacionit mbi shëndetin në punë.
    5. Pozicioni: Medical Representative – Territorial Sales​Qëllimi i rolit:
    Promovimi në terren i shërbimeve të poliklinikës dhe agjencisë në zonat përkatëse përmes kontakteve direkte me komunitetin, bizneset dhe individët.
    Detyrat kryesore:
    Vizita në biznese dhe komunitete për prezantimin e shërbimeve.
    Krijimi i kontakteve me klientë të rinj dhe potencialë.
    Informimi dhe ndjekja e klientëve për përfitimin e shërbimeve.
    Koordinimi me ekipin mjekësor për planifikimin e vizitave në zona të caktuara.
    Kualifikime:
    Diplomë në marketing, menaxhim, shëndetësi ose fusha të ngjashme (preferohet).
    Eksperiencë në promovim/shitje në terren.
    Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe organizative.
    Orientim ndaj klientit dhe rezultateve.
    6. Menaxher Media Sociale​
    Qëllimi i rolit:
    Menaxhimi i pranisë dixhitale ndërkombëtare të poliklinikës dhe zhvillimi i strategjive të marketingut në fushën e medical tourism.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Hartimi i fushatave të targetuara për tregjet ndërkombëtare (Itali, Zvicër, SHBA, etj.).
    Menaxhimi i profileve në Google My Business, TripAdvisor dhe platforma të tjera ndërkombëtare.
    Krijimi i përmbajtjes promocionale në gjuhën angleze.
    Bashkëpunimi me agjenci turistike dhe partnerë lokalë.
    Kualifikime:
    Diplomë në marketing, turizëm, komunikim ose shëndetësi.
    Eksperiencë në marketing ndërkombëtar ose turizëm mjekësor.
    Njohuri të avancuara të gjuhës angleze (C1+).
    Aftësi të shkëlqyera për të komunikuar me audienca të huaja.

    Aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në: [email protected]
    Për më shumë informacion, kontaktoni administratën e Poliklinikës Barleti.
    🗓 Afati për aplikim: 15 Gusht 2025, ora 16:00
     
    Apply
Working...
X