Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Instalator

    Tirane, ofroj vend pune Instalator
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Teknik
    Gjuha
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Emërtimi i pozicionit: Instalator
    Departamenti: Teknik
    Raportim: Drejtuesit të Departamentit
    Përshkrimi përmbledhës i punës:
    Të ketë eksperiencë në gjetjen e sinjaleve tokësore dhe satelitore të platformës Tring TV.
    Gjithashtu personi duhet të ketë njohuri në përdorimin e aparaturave fushëmatëse.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Të ndërtojë shërbimin për klientët, të instalojë, të lidhë, të testojë, ose edhe të rregullojë pajisjet;
    Të udhëtojë në godinat e klientëve për të instaluar, ruajtur ose edhe riparuar pajisjet apo aksesorët marrës elektronikë audio dhe vizualë;
    Të matë fuqinë e sinjalit në shtyllat e shërbimit duke përdorur pajisjet testuese elektronike;
    Të inspektojë dhe të testojë linjat ose kabllot duke regjistruar dhe analizuar rezultatet e testimeve, të vlerësojë karakteristikat e transmetimit dhe të lokalizojë defektet dhe mosfunksionimet;
    Të lidhë kabllot duke përdorur veglat e dorës;
    Të aksesojë në zona specifike, të instalojë kuti terminale, pajisje ndihmëse, duke u ngjitur ne shtyllat ose shkallët;
    Të pastrojë ose të mirëmbajë veglat dhe pajisjet e testimit;
    Të lidhë kabllot mes strukturave dhe linjave mes shtyllave apo kullave;
    T’u shpjegojë klientëve shërbimin e ofruar pas instalimit, si dhe informacione mbi tarifat që duhet të paguajnë;
    Të izolojnë përcjellësit apo kabllot me anë të shtresave kundër lagështirës;
    Të llogaritë shtrimin e kabllove nga shtylla në shtyllë apo nga godina në godinë për të forcuar sinjalin në nivelet e dëshiruara;
    Të instalojë përforcues për të ruajtur fuqinë e sinjalit komunikues.
    Eksperienca profesionale: 2-3 vjet eksperiencë
    Aftësi dhe cilësi:
    I komunikueshëm dhe i sjellshëm;
    Njohuri kompjuterike dhe elektronike;
    I aftë për të punuar në skuadër;
    I aftë për të punuar shpejtë dhe me saktësi;
    Të jetë vazhdimisht i mirëinformuar për zhvillimet teknologjike;
    I përkushtuar për të siguruar shërbim klienti cilësor;
    I aftë për të përdorur paketën bazë të kompiuterit.
    Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgoni në adresën [email protected].
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e sipërpërmendura do të kontaktohen.
     
    Apply
Working...
X