Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Punetor magazine TEG

    Tirane, ofrohet vend pune Punetor magazine TEG
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Përshkrimi​Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
    Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.
    Pozicioni i punës: Punëtor Magazine
    Departamenti: Magazina
    Vendndodhja: Jumbo TEG
    Përmbledhja e Pozicionit: Një Punëtor magazine është përgjegjës për stokun fizik të dyqanit në magazinë, mirëmbajtjen, operimin e magazinës si funksion operacional. Pranimin e furnizimeve, pranimin dhe dërgimin e transfertave, sistemimin dhe mirëmbajtjen e kategorive dhe qarkullimin e mallit në magazinë dhe në dyqan.
    Detyrat​
    Mban pastër dhe të rregullt magazinën duke u përkujdesur në mënyrë ditore;
    Sistemon në mënyrë të vazhdueshme kategorinë për të cilën është përgjegjës apo që i delegohet nga supervizori i magazinës;
    Përgatit porosinë e artikujve për departamentet sipas kërkesës;
    Kujdeset që gjatë lëvizjes së mallit në ambjentet e magazinës produktet të mos dëmtohen dhe të jenë gati për shitje në gjëndje perfekte;
    Bën pranimin e furnizimit sipas udhëzimeve të supervizorit të magazinës;
    Bën shkarkimin e kamionit me mjetet e kompanisë.
    Kualifikimet​
    Arsim i mesëm ose i lartë.
    Të paktën një vit përvoje pune si sistemues apo në magazinë.
    Shënime​Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar këtu ose apliko nga duapune.com.
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem të dërgoni CV-në në adresën elektronike: [email protected]
    Numër Kontakti per Jumbo TEG "+355 68 606 0052
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr.9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
     
    Apply

    WhatsApp

    Selia Brunes Space,
    Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania
    [email protected] | www.jumbo.al
Working...
X