Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Sherbim Klienti, Front Desk

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Elektro-Servis shpk është një kompani e specializuar në riparimin e pajisjeve elektronike dhe elektro-shtëpiake. E themeluar prej vitit 2008 Elektro-Servis është servisi më i madh në Shqipëri dhe vendet fqinje, me të drejtat ekskluzive për market më në zë si: Samsung, LG, Sonny, Philips, Beko,Bosch etj.

    Pozicion: Sherbimi ndaj klientit,Front Desk
    Department: Operacional
    Raporton: Menaxheri Operacional


    Permbledhja e Pozicionit: Ky pozicion ka per detyre te mbledhe te gjitha problemet, ankesat dhe ceshtjet e klienteve.
    Objektivi kryesor i pozicionit sherbimi per klientin eshte te regjistroje dhe te informoje personat perkates te departamentit teknik per cdo problem apo ceshtje qe ka te beje me klientet/vizitoret.

    Detyra dhe Pergjegjesi:

    1.Regjistron rastet/defektet me saktesi ne sistem dhe informon klientet per statusin e produktit.
    2.Komunikon me klientin per rastet e defekteve ne terren, informon mbi tarifat dhe kohen e sherbimit dhe njofton tek stafi teknik mbi rastin/defektin brenda nje afati te caktuar
    3.Kryen lajmerimet e defekteve ne terren ndaj kontraktoreve te rretheve dhe ndjek rastin deri ne mbyllje te procesit.
    4.Funksionon si nje ndermjetes mes klientit dhe departamentit teknik.
    5.Arketon vlera per konstatim defekti dhe paradhenie duke koordinuar cdo fund dite me departamentin e finances.
    6.Arkivon cdo flete garancie dhe mandat pagesat e bera nga klientet ne rrjetin e dyqaneve Neptun.
    7.Raporton cdo fund dite tek mbi hyrjet dhe daljet e produkteve nga Servisi.
    8.Mirepret klientet ne menyre te sjellshme duke u perpjekur te ndihmoje ne zgjidhjen e problematikave te tyre nga ana e informimit.

    Kerkesat:
    Te jete e pajisur me diplome universitare (deget e komunikimit/shkencave sociale perbejne avantazh).
    Pervoje te ngjashme pune e preferueshme deri ne 3 vjet (recepsion, call center etj).
    Te zoteroje gjuhe te huaja (preferohet anglisht)


    Aftesi te tjera:
    Te kete aftesi te menaxhoje situata konfliktuale qe mund te lindin nga ankesat e klienteve
    Te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe negociuese.
    Te jete sistematik ne ndjekjen e detyrave konform procedurave te shoqerise
    Te kete njohuri te mira te paketes office.

    Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

    Të gjithë të interesuarit te dergojne cv ne adresen: [email protected], deri ne date 10.02.2024.

    * Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr.9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërise mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale”.

     




    Apply
Working...
X