Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Asistente Rekrutimi

    Tirane, ofrohet vend pune Asistente Rekrutimi
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Asistence | Sekretari | BackofficeBurime njerezore - HR
    Gjuha
    anglisht
    DIMENSION HR është një kompani e specializuar në fushën e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke ofruar një gamë të gjerë shërbimesh si kërkimi i ekzekutivëve, rekrutimi, programe trajnimi, shërbime EOR, këshillim për karrierën etj,Përmes angazhimit tonë të pandërprerë në çështjet e burimeve njerëzore, synojmë të udhëheqim zhvillimin dhe përmirësimin e standardeve profesionale në tregun e punës.
    Pozicioni I punes: Asistente Rekrutimi
    Përmbledhje e Pozicionit:
    Asistentja e Rekrutimit do të luajë një rol mbështetës në të gjitha fazat e procesit të rekrutimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore. Ajo do të ndihmojë në komunikimin me kandidatët, koordinimin e intervistave, si dhe menaxhimin e të dhënave dhe platformave të shpalljeve të punës. Në bashkëpunim të ngushtë me konsulentët e Dimension HR, duhet të sigurojë një përvojë profesionale dhe të strukturuar për të gjithë aktorët e përfshirë në proces.
    Detyrat Kryesore:
    • Publikimi dhe rifreskimi ne portale dhe mirëmbajtja e shpalljeve të publikimeve te punës në platforma të ndryshme.
    • Organizimi i intervistave dhe koordinimi me kandidatët
    • Përditësimi i Databeses së intervistave ne lidhje me oraret e intervistave dhe komentet
    • Komunikimi me kandidatët në mënyrë profesionale ne kanale te ndryshme te komunikimit Email, FB, Instagram, Whats app dhe Linkedin.
    • Mirembajtja e databazes se klienteve dhe rregjistrimi I klienteve te rinj.
    • Mbështetje në organizimin e trajnimeve, përgatitjen e sallës, materialeve, dosjeve për pjesëmarrësit dhe përpunimin e vlerësimeve.
    Kualifikimet:
    • Diplomë universitare në Shkenca Sociale, Psikologji ose fusha të ngjashme
    • Aftësi të mira organizative dhe komunikuese
    • Njohuri bazë mbi proceset e rekrutimit
    • Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe përdorimit të MS Office
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) vetëm në adresën tonë [email protected] me subjekt « Asistente Rekrutimi »
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
     
    Apply

    WhatsApp

    Web: www.dimensionhr.al
    Email: [email protected]
    Cel: +355 69 20 46 320 | +355 67 46 47 484
    Adresa: Rr. "Moskat" | Prane LSI - Tirane, Albania
Working...
X