Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune MARANGOZ

    Tirane, ofroj vend pune MARANGOZ
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    9 Don Bosko | Jordan Misja | Bulevardi i Ri



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Marangoz | Mobilje | Punime druri
    Gjuha
    Gjuha?anglishtitalishtgjermanishtfrengjishtspanjis htarabishtbullgarishtcekishtdanezeestoneszefinland ezegreqishthollandishthungarishtindishtjaponishtki neze / mandarinkoreanekroatishtmalaizishtmaqedonishtnorve gjishtpolonishtportugalishtrumanishtrusishtserbish tsuedishtturqisht
    Eksperienca


    me dhe pa eksperience



    NJOFTIM PËR PUNËSIM NGA ICONIC HOME – KËRKOHEN 3 POZICIONE PUNE!​
    ICONIC HOME, një ndër kompanitë më të njohura në Shqipëri për prodhimin e mobilieve me porosi dhe punime në dru, po kërkon persona të rinj për t’u bërë pjesë e ekipit tonë!
    Kërkojmë persona të aftë dhe të përkushtuar, që duan të mësojnë, të punojnë me përgjegjësi dhe të zhvillojnë një profesion të qëndrueshëm.
    1. Specialist i Punimeve në Dru (Ustai i Lartë)​
    Paga: 220,000 lekë/muaj
    🛠 Kërkojmë persona me eksperiencë të gjatë në prodhimin e mobilieve, që dijnë të lexojnë dhe të zbatojnë projekte, dhe që punojnë me të gjitha llojet e materialeve (Dru, MDF, HDF, kompensatë, hekur, mermer dhe te gjitha llojet e materialeve qe hyjne ne arredimin e shtepive, të prodhojë dyer të cilësisë së lartë,.. etj)
    Duhet të jetë i aftë të menaxhojë punën dhe ekipin në mënyrë të pavarur dhe të kuptojë planet pa nevojë për shumë shpjegime, dhe rendiment të lartë.
    2. Marangoz Montues (Për montime në objekt)​
    Paga: 120,000 lekë/muaj - 150,000 lekë/muaj
    🛠 Detyra kryesore: Të zbatojë skicat dhe planet që i jepen për mobiliet pa pasur nevojë të zbërthejë ato dhe dhe të montojë mobiljet në shtëpi, zyra, apo biznese.
    Kërkohet kujdes në punë, aftësi për të ndjekur udhëzimet dhe eksperiencë në montime, së bashku me patentë.
    3. Nxënës Marangoz (Fillestar)​
    Paga fillestare: 75,000 lekë/muaj (1 muaj prove)
    Nëse ke dëshirë për të mësuar një profesion të kërkuar si marangoz, kjo është mundësia ideale për ty!
    Në varësi të angazhimit dhe përparimit në punë, paga rritet shpejt.
    Orari i punës:​
    Nga E Hëna në të Shtunë, ora 08:00 – 16:30.
    Pushimi i drekës: 12:00 – 12:30.
    Orë shtesë vetëm kur ka projekte të veçanta ose raste të jashtëzakonshme (qendra tregtare, biznese, etj.)
    Pushimet dhe përfitimet​
    Pushimet zyrtare: Pushim sipas kalendarit kombëtar.
    Pushimi vjetor: 21 ditë (3 javë) në bazë të legjislacionit në fuqi, me njoftim 1 muaj përpara.
    Udhëtime pune në Europë: Pagesë 150 €/dita bruto dhe çdo shpenzim mbulohet nga kompania.
    Kujdes!​
    Personat që nuk kanë njohuri fare, ose nuk dinë të bëjnë një proces bazik, do të skualifikohen menjëherë nga përzgjedhja.
    Aplikimet dërgoni në këtë email:
    [email protected]
    Cel: +355 69 319 6242
    Apliko tani dhe bëhu pjesë e një prej kompanive më serioze të mobilieve në Shqipëri!
    Cel. : 0693196242
    Cel. : 0693196242
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X