Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, ofroj vend pune Administrator Residence

    Vlore, ofroj vend pune Administrator Residence
    Vlore

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Administrate | NenpunesMenaxhim strategjik | Drejtues
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Pozicioni: Administrator i Rezidencës së Banimit
    Shoqëria: AIC – Albanian Investment Construction SHPK
    Vendndodhja: Vlorë
    Shoqëria AIC SHPK, pjesë e sektorit të ndërtimit dhe investimeve prej vitit 2014, shpall të hapur pozicionin e Administratorit të Rezidencës së Banimit për kompleksin rezidencial “Sunset” në qytetin e Vlorës.
    Përmbledhje e pozicionit
    Administratori i Rezidencës është përgjegjës për drejtimin dhe mbikëqyrjen e stafit dhe menaxhimin e përditshëm operacional të kompleksit rezidencial, duke përfshirë mirëmbajtjen teknike, pastërtinë, gjelbërimin, marrëdhëniet me banorët dhe ofruesit e shërbimeve. Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është sigurimi i funksionimit efikas, i rregullt dhe në përputhje me standardet e cilësisë dhe sigurisë të të gjithë objektit.
    Detyrat dhe përgjegjësitë
    · Drejton, organizon dhe mbikëqyr punën e stafit të rezidencës: sanitare, punonjës mirëmbajtjeje teknike dhe kujdesi për gjelbërimin.
    · Harton dhe zbaton oraret e punës, detyrat ditore dhe kontrollon cilësinë e kryerjes së tyre sipas standardeve të kompanisë.
    · Siguron funksionimin e përditshëm të ambienteve të përbashkëta si korridore, garazhe, shkallë, bodrume etj., përmes inspektimeve rutinë dhe ndërhyrjeve të nevojshme.
    · Monitoron sistemet teknike si ndriçimi, furnizimi me ujë, kabina elektrike, ashensorët, dhe merr masa të menjëhershme në rast defektesh apo rreziku potencial.
    · Administron dhe ndjek procesin e mbledhjes së kuotave mujore ose vjetore nga banorët për shërbimet e mirëmbajtjes, duke raportuar pagesat në mënyrë të saktë pranë Departamentit të Financës.
    · Është përgjegjës për informimin dhe ndërveprimin me banorët lidhur me detyrimet financiare dhe çdo çështje tjetër që lidhet me mirëadministrimin e ambienteve të përbashkëta.
    · Zgjidh në mënyrë të shpejtë dhe profesionale çdo ankesë apo kërkesë të banorëve, duke siguruar një komunikim të vazhdueshëm dhe etik.
    · Koordinon punën me kompanitë e kontraktuara për shërbime të specializuara si: mirëmbajtja e ashensorëve, DDD, sistemi i alarmit zjarrfikës, siguria fizike e objektit etj.
    · Kontrollon cilësinë e punës së nënkontraktorëve dhe siguron që ndërhyrjet të bëhen në kohë dhe pa shqetësuar banorët.
    · Informon paraprakisht banorët për çdo ndërhyrje që mund të ndikojë në jetën e përditshme të komunitetit.
    · Kujdeset që rregullorja e brendshme e rezidencës të zbatohet nga të gjithë: ndalim zhurmash në orare të caktuara, përdorimi korrekt i ambienteve të përbashkëta, mbajtja e kafshëve sipas rregullave, etj.
    · Raporton rregullisht tek drejtuesit për ecurinë e rezidencës, problematikat e hasura, reagimet e banorëve, si dhe nevojat për përmirësime infrastrukturore apo organizative.
    · Përfaqëson pikën e kontaktit me autoritetet publike në raste emergjente dhe ndjek zbatimin e protokolleve për situata si ndërprerje energjie, zjarr, rrjedhje gazi, etj.
    · Propozon dhe ndjek projekte për përmirësimin e rezidencës në aspekte si ndriçimi, siguria, pastërtia apo funksionaliteti i ambienteve të përbashkëta.
    · Të jetë fleksibël për të punuar jashtë orarit në raste emergjente ose nevoja të veçanta të objektit.
    · Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga shoqëria për mbarëvajtjen dhe mirëmenaxhimin e rezidencës.
    Kualifikimet/ Kërkesat për pozicionin:
    Minimumi 3 vjet përvojë në menaxhimin e objekteve, me fokus në objektet e banimit.
    Preferohet të ketë diplomë Bachelor.
    Njohuri të thella të të gjitha rregullave lokale dhe shtetërore që lidhen me menaxhimin e pronës bashkëpronësisë.
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese, negociuese dhe ndërpersonale.
    Aftësi të mira drejtuese dhe menaxhuese, me aftësi për të motivuar dhe mbikëqyrur stafin.
    Aftësi të mira kompjuterike, veçanërisht në përdorimin e paketës Microsoft Office.
    Njohja e mirë e gjuhës angleze.
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju ftojmë të dërgoni CV-në tuaj në adresën e e-mailit: [email protected], brenda datës: 25/07/2025.
    Cel. : 0686022415
     
    Apply

    WhatsApp
Working...
X