Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Rajonal (Retail) M

    Tirane, ofroj vend pune Menaxher Rajonal (Retail) M
    Tirane

    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    9 Qender



    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Menaxhim BiznesiMenaxhim strategjik | Drejtues
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Përshkrimi​WELL SH.P.K., për rrjetin e tij drugstore dhe në kuadër të zgjerimit të aktivitetit për qytetin e Tiranës dhe rrethe, kërkon të rekrutojë punonjës të kualifikuar në pozicionin: MENAXHER RAJONAL (M)
    DETAJE TË POZICIONIT​
    Kategoria e Punës / Profesioni: Menaxher Rajonal
    Departamenti: Shitje/Retail
    Tipi i punës: Kohë e plotë
    Kushtet e punës: 40 orë në javë
    Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
    PËRSHKRIMI I ROLIT:​Menaxheri Rajonal është përgjegjës për:
    Mbikëqyrjen e disa dyqaneve WELL brenda një zone të caktuar gjeografike dhe koordinimin e të gjitha aktiviteteve të retail-it në rajonin përkatës.
    Organizimin dhe mbarëvajtjen e të gjithë operacioneve ditore dhe jo vetëm për të maksimizuar shitjet dhe për të minimizuar kostot për rrjetin e dyqaneve WELL;
    Organizimin, ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive, drejtimin dhe motivimin e ekipit të shitjes, etj.

    Detyrat​
    Mbikëqyr funksionimin e përditshëm të dyqaneve, kujdeset për trajnimin, planifikimin, organizimin dhe prioritizimin e proçeseve të punës si dhe zhvillimin e aktiviteteve të tjera operacionale;
    Siguron që të gjitha dyqanet të funksionojnë dhe të jenë të bazuara në strategjinë e kompanisë;
    Ndjek dhe realizon planin dhe buxhetin e shitjeve;
    Bën parashikimet mbi planifikimet aktuale të targetit të vendosur, analizon raportet e shitjeve dhe të ardhurave;
    Siguron mbarëvajtjen e operacioneve për të maksimizuar shitjet dhe minimizuar kostot;
    Bashkëpunon me menaxherët e dyqaneve për menaxhimin e stokut, duke mbajtur evidenca të sakta të produkteve për secilin dyqan;
    Bashkëpunon dhe ndjek zhvillimin e fushatave promocionale sipas direktivave që vijnë nga departamenti i Marketingut;
    Identifikon mundësi të reja dhe ofron në mënyrë të vazhdueshme, sugjerime konkrete dhe të zbatueshme për përmirësimin e proçeseve të punës për zonën që mbulon;
    Bën analiza dhe bashkëpunon me departamentin e Marketingut mbi çmimet e konkurencës dhe tendencat e fundit të tregut.
    Kryen vlerësime të ndryshme mbi performancën e përgjithshme të dyqanit, stafit, shitjet ditore/javore/mujore etj, brenda afatave të përcaktuara;
    Harton dhe zbaton trajnime, strategji, politika, qëllime dhe burime të tjera për të maksimizuar produktivitetin dhe motivimin e stafit;
    Programon dhe drejton takime të rregullta/mujore me ekipin e shitjes dhe departamentet e tjera sipas situatave, në lidhje me shpërndarjen e informacionit, rishikimin e qëllimeve dhe vendosjen e objektivave mbi planin e shitjes;
    Organizon dhe mbikëqyr prezencën ditore të stafit si dhe kujdeset për performancën e menaxherëve të dyqaneve;
    Monitoron dhe mban përgjegjësi për rekrutimin, trajnimin dhe turnoverin e stafit;
    Mban komunikim të rregullt me menaxherët e dyqaneve dhe departamentet e tjera brenda kompanisë, për të siguruar që të gjitha aktivitetet të jenë të harmonizuara dhe të koordinuara në kohë;
    Trajton në mënyrën e duhur situatat e vështira dhe i adreson problematikat në formën e duhur dhe brenda afateve, kërkon në mënyrë aktive metoda për zgjidhjen e situatave;
    Kryen detyra të tjera të ngarkuara;
    Drejton ekipin përmes shembullit personal.
    Kualifikimet​
    Edukimi: Diplomë Universitare preferohet në Administrim Biznes, Marketing, Financë ose fusha të ngjashme.
    Eksperiencë: Minimumi 2-3 vite eksperiencë pune në retail ose distribucion, në menaxhim të rrjeteve.
    Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office, preferohet zotërim i programit Excel;
    Njohuri të mira të gjuhës angleze;
    Të ketë aftësi të forta analitike, oganizative, analitike dhe strategjike;
    Të jetë një person i motivuar dhe ambicioz, i organizuar dhe i orientuar drejt rezultatit;
    Të ketë aftësi të larta negociuese e drejtuese;
    Të jetë në gjendje të punojë nën presion;
    Të karakterizohet nga integriteti dhe etika e lartë profesionale;
    Fleksibilitet në oraret e punës dhe i disponueshëm për të udhëtuar rregullisht në të gjithë zonën që ka në mbulim;
    Leje drejtimi.
    Shënime​SHËNIME
    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në me email [email protected] ose apliko nga WhatsApp ne 0697053354
    Ne ofrojmë:
    Pagë motivuese;
    Atmosferë miqësore dhe dinamike;
    Kontratë të rregullt pune (40 orë pune në javë);
    Vlerësim sipas performancës.
    Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale" GDPR

    Cel. : 0697053354
     
    Apply

    WhatsApp

    WELL ALBANIA
    part of ALKOS GROUP ALBANIA
    Ad.: Rruga e Serave, Fshati Picar, Vorë, Tiranë
    (Autostrada Tiranë – Durrës KM12)
    Tel: +355 44 500 501
    Mob: +355 69 70 53 354
    E-mail: [email protected]
    E-mail: [email protected]
    Web: www.alkosgroup.al
Working...
X