Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shqiperi, ofroj vend pune Agjent Shitje ne terren

    Shteti
    Shqiperi


    Qyteti
    Tirane


    Nr. Njesia - Zona me e afert?
    Nr. Njesia - Zona me e afert?


    Tipi
    me orar te plote


    Fusha/Profili i punes
    Menaxhim/Agjent shitje


    Gjuhe
    --


    Eksperienca
    vetem me eksperience







    Supermarketi BioJu, pjesë e Grupit Kadiu, është i vetmi supermarket në Shqipëri i fokusuar në tregëtimin e produkteve Bio te çertifikuara nga vendet e origjinës në Europën Perëndimore.
    Cilësia për ne nënkupton në radhë të parë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve tanë, sikurse përmbushjen e përgjegjësive sociale dhe mjedisore në të gjithë zinxhirin e prodhimit dhe furnizimit.
    Për punonjësit tanë, ne jemi një punëdhënës i përgjegjshëm dhe i konsoliduar. Për partnerët tane ne jemi një partner korrekt dhe i ndershëm në biznes.

    Aktualisht kompania jonë, po kërkon të punësojë punonjës në pozicionin Agjent Shitje në terren me qëllim zgjerimin e rrjetit të saj të distribucionit.

    Përgjegjësitë e pozicionit:

    Të realizoje vizita tek subjektet tregtare si markete/supermarkete/bare/restorante me qëllim shitjen dhe reklamimin e produkteve të Kompanise ;
    Të realizoj prezantimin e produkteve tek subjektet tregtare me qëllim krijimin e klienteve të rinj dhe shtimin e gamës së produkteve për klientët ekzistues ;
    Të dorëzojë produktin e porositur duke kryer plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm dhe përfundimin e transaksionit sipas rregullave në fuqi ;
    Rregullon dhe organizon marrëdhëniet me pikat e shitjeve duke vizituar çdo pikë ;
    Mban kontakte të vazhdueshme me klientët në lidhje me kërkesat e tyre ;
    Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet në sistemin palmar ;
    Të raportojë tek menaxheri përkatës për punën e kryer çdo ditë ;
    Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori përkatës.
    Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

    - Edukimi: Arsimi i lartë, profili Menaxhim Biznesi ose Marketing përbën avantazh;
    - Eksperiencat e punës: Minimum 2 vjet pervoje pune në pozicion të ngjashëm;

    - Kualifikime të tjera:

    Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
    Aftësi shumë të mira komunikimi, negociuese dhe bindëse ;
    I aftë të punojë nën presion dhe në grup ;
    Ndershmëri dhe integritet ;
    Të zotëroj leje drejtimi klasi B.
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e emailit: [email protected].
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

     




    Apply








    Last edited: 3 minutes ago
Working...
X